Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), fton gazetarë, reporterë, redaktorë dhe përfaqësues të medias me interes në çështjet e Sektorit të Sigurisë, të aplikojnë për t’u bërë pjesë e një grupi prej rreth 15 përfaqesuesish nga media elektronike dhe e shkruar, publike e private, të cilët do të trajnohen nga ekspertët më të mirë të fushës mbi raportimin e çështjeve të sektorit e sigurisë. Trajnimi do të jetë i ndarë në tre faza kryesore me disa module, ku në secilin modul pjesmarrësit do të marrin njohuri teorike dhe praktike mbi aspekte dhe aktorë bazë në qeverisjen e Sektorit të Sigurisë si Forcat e Armatosura, Policia, Shërbimet Inteligjente, çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare e rajonale, mekanizmat e kontrollit dhe mbikqyrjes së sektorit të sigurisë etj. 

Aplikimi është i hapur për gazetarë të motivuar për të thelluar njohuritë dhe aftësitë e tyre raportuese në problematikat që lidhen me reformat në Sektorin e Sigurisë. Kjo iniciativë e IDM-së ka si qëllim të njoh aktorët kryesorë të medias me rëndësinë që ka media në Reformat e Sektorit të Sigurisë si dhe në tërësi për qeverisjen e sektorit të sigurisë. Trajnimi synon të rrisë kapacitetet e gazetarëve, reporterëve, redaktorëve dhe përfaqësuesve të medias në raportimin e informacionit në fushën e sigurisë.

Për të aplikuar ju lutem dërgoni një CV tuajën dhe një letër interesi deri në datën 20 Janar 2011, ne adresen idm@idmalbania.org

 

  • Qëllimi 

Qëllimi i këtij workshopi është t’u mundësojë redaktorëve, gazetarëve e reporterëve nga media e shkruar dhe elektronike të familjarizohen me njohuritë dhe mekanizmat e mjaftueshëm për të arritur standarted esenciale të raportimit të saktë dhe balancuar mbi Reformat në Sektorin e Sigurisë në vend.

Më specifikisht ky trajnim kërkon të arrijë:

  • Të jape njohuri gjithë-përfshirëse mbi rolin e medias në qeversisjen dhe reformën në sektorin e sigurisë.
  • Të rrisë ndërgjegjësimin mes përfaqësuesve të medias mbi rëndësinë e reformave në sektorin e sigurisë dhe ndikimin që ato kanë në procesin e demokratizimit.
  • Përmirësimi i cilësisë së raportimit dhe analizës së redaktorëve mbi Reformën në Sektorin e Sigursë, dhe mbikëqyrja e institucioneve më të rëndësishme si Forcat e Armatosura, Shërbimet Inteligjente, Policia etj.
  • Themelemi dhe promovimi i një rrjeti të qëndrueshëm profesionistësh në fushën e medias të aftë për të raportuar në çështjet e reformave të sektorit të sigurisë.

 

  • Organizimi

Secili modul do të mundësojë njohuri praktike dhe teorike I gjithë programi i cili starton nw fillim tw Shkurtit, është ndarë në 4 module kryesore të ndara në çdo 3-4 muaj

·         Moduli 1. – Raportimi në Sektorin e Sigurisë (koncepte dhe njohuri bazë)

Ky modul do të përqëndrohet në raportimin mbi aktorë specifikë të sektorit të sigurisë si Forcat e Armatosura, policia, agjencitë e zbatimit të ligjit, shërbimet inteligjente etj.

·         Moduli 2 – Kontrolli dhe mbikëqyrja e sektorit të sigurisë.

Ky modul do të përqëndrohet në çështje të caktuara që kanë të bëjnë me kontrollin dhe mbikëqyrjen nga aktorë të ndryshëm.

·         Moduli 3 – Qeverisja demokratike dhe Reforma në Sektorin e Sigurisë.

Ky modul do të ketë një fokus më specifik në proceset e reformës së sektorit të sigurisë si lidhja e RSK me proceset demokratike, standardet ndërkombëtare në qeverisje e Sektorit tw Sigurisw, implementimi i politikave dhe strategjive nw fushwn e sigurisë kombwtare etj.

·         Moduli i katërt – Rifresikimi dhe mbyllja e trajnimit.

Faza e fundit synon të jetë nje rifreskim i të gjithë moduleve duke u realizuar në formën e diskutimeve dhe pwrshtypjeve tw tw pranishmwve.

  • Kohëzgjatja

Aktiviteti do të shtrihet gjatë një viti e do të ndahet në 4 faza një ose dy ditore gjatë një periudhe 1 vjeçare (8-9 seanca në vit). Secila seancë do të zgjase rreth 2 ore ku nje vemendje e veçantë do t’i kushtohet diskutimeve nga të pranishmit, duke u përqëndruar në çështje specifike që kanë të bëjnë si me vështirësitë e raportimit në reformën e sektorit të sigurisë, edhe me teknikat dhe rruget për të përmirësuar raportimin dhe mbulimin mediatik në sektorin e sigurisë.