Zhvillimi Rural dhe “Shoqeria e Madhe”

Nga Sotiraq Hroni

Ne disa shkrime te fundit, ceshtje te vecanta te mireqeverisjes i kam percjelle permes nje model qeverises te se ardhmes qe britaniket e quajne “Shoqeri e Madhe”, ndersa pergjithesit per aq sa kjo eshte shtrire ne Itali njihet me termin “qeverisje permes shoqerise civile” ndersa ne BE folizofia e saj gjithmone e me teper po gjen meshirim ne politikat komunitare.

Shkurt, lexuesi me “shoqeri te madhe” duhet te kuptoje nje filozofi  qeverisese ku decentralizimi i pushtetit kalon pertej qeverise vendore deri tek qytetari e komunitetet vendore, ku mobilizimi, organizimi dhe fuqizimi komunitar mbetet ne themel te mireadministrimit te jetes publike, ku transparenca eshte tipar i qeverisjes, ku nxiten, mbeshteten dhe finacohen sipermarrjet te perbashketa komunitare me karakter ekonomik, punesimi, e ofrimi sherbimesh sociale me kosto me te uleta se ato publike, me nje fjale qe kerkojne potencimin e insisiatives se lire permes konsolidimit te kapitalit social. Apo me shkurt, “qeveri e vogel-shoqeri e madhe”. 

Ne 20 vjetet e demokracise shqiptare ka ndodhur nje transfomim infrastrukturor e domografik i pa precedent. Po ajo ku ende nuk eshte investuar fare, apo eshte bere shume pak nga donatoret e huaj eshte vizionimi i se ardhmes ne zonat rurale permes forcimit te kapitalit social dhe mbeshtetjes te inisiatives ne interesin me te mire publik komunitar.

Po, sjell dy-tri shembuj jo shume te rendesishem, por mbeshtesin idene e shkrimit. Para nje muajit u ktheva pas afro 30 vitesh per te vizituar fshatin Picar ku edhe fillova karieren si mesues. Ne kafen e qendres se fshatit krahas te tjerash pyeta disa te rinj mbi ate cka me zinte syri ne qender te fshatit. Shtepia e Kultures (e abandonuar, ishte investimi me i madh ne ate zone) per  mirembajtjen e ciles ndonje banori fshatit kishte mbyllur deren e saj me disa derrasa per te mos hyre gomeret dhe bagetite. Pyetjes sime per kete gjendje, bashkebiseduesi me tha se ende godina eshte ne pronesi te shtetit dhe se godina eshte aq e madhe sa askujt si hyn ne pune.

Ndersa, ne fshatin Pepel , ata banore qe kishin mbetur, kryesisht pleq, kishin investuar per te ringritur vatren e kultures me qellim kryesor qe ajo ti sherbente gjithe fshatit per festa, dasma, vaki, apo mbledhje. Aty behej edhe festa e pervitshme e fshatit. Po keshtu shumica e rrugeve ne kete fshat malor jane shtruar me beton nga kontributet e banoreve. 

Ne Dajc te Shkodres ne menyre me simbolike ekzistojne eksperienca shume domethenese mbi investimet e kapitalit social (njerezve te atij fshati, ne raportet e tyre te bashkepunimit mes vete dhe atyre ne emigracion) per te permiresuar cilesine e jetes aty. Investimet dhe ndryshimet jane aq befasuese sa mirefilli mund te perbejne nje rast studimor per gjithe vendin.  

Solla keto kontraste per te treguar edhe nje diference. Se megjithese ne Picar kishte investime te medha ne biznese te rendesishme te banoreve te fshatit, ne Pepel apo Dajc nuk behej fjale per keto potenciale  por ndryshimi ndoshta qendron ne faktore te tjere sociale, ndoshta ceshtje kulturore, ndoshta nen ndikimin aktoreve te tjere, por ajo qe mbetet eshte se ndryshimet positive jane produkt  vetem i raporteve te bashkepunimit, bashkepergjegjesise e bashkekontributeve brenda komunitetit dhe jo te priturit nga larte.

Por shteti dhe qeveria kane nje rol per te luajtur duke nxitur dhe mbeshtetur inisitative nga poshte te shoqerise ne menyre te vecante ne zonat rurale qe perfshijne shume me shume se gjysmen e popullsise se vendit dhe ku problemet sociale jane edhe me te renda. Aq me imperative behet kjo kur nevoja dhe ritmet e zhvillimit te vendit, ne menyre te vecante politikat e zhvillimit rural kerkojne krijimin dhe funskionimin e LAG-eve (Local Action Group) si modeli i vetem i standartizuar i BE-se permes se cilave behen financimet e BE-se per zhvillimin rural, pasi vendi te kete marre statusin e vendit kandidat. LAG-u ne vetvete eshte nje tri-partitet midis shoqerise civile, bizneseve dhe qeverise vendore ne nje zone te caktuar, me kusht qe ne vendmarrjen e LAG-ut, sektori publik, pra, qeverisja vendore te jete ne minorance (meperfaqesim ne 50 %). Per te mos u zgjatur me tej ne teknikalitet e LAG-ut, duhet me thene se sfida kryesore mbetet ne rolin mese aktiv e percaktues qe duhet te kete shoqeria civile e sektori privat prodhues ne pergjithesi ne formezimin dhe menaxhimin e nje LAG-u.  Elementi kryesor i suksesit mbetet besimi i banoreve te te gjithe territorit ku shtrihet nje LAG ne kete kete sipermarrje te perbashket partneriteti. (ne baze te parametrave te BE-se, LAG duhet te kete nje popullsi me minimum 10 mije banore e maksimum 100.000.)  Dhe besimi midis njerzve dhe investimi i tyre per zhvillimin e LAG permes partneriteteve publik-privat eshte mbi te gjitha ceshtje e kapitalit social dhe potencimit me besim te aktoreve se rruga me e shpejte e zhvillimit eshte permes marrjes se inisitatives nga poshte dhe qendrimit aktiv te komuniteteve vendore apo grupeve te interesit. Rol paresor ne kete luan shoqeria civile ne zonat rural.

Forcimi i kapitalit social (aq sa mund te jete) ne zonat rurale deri me sot ka ndodhur ose per shkak te donatoreve te ndryshem apo agjensive qe jane investuar ne keto zona per aq kohe sa kane patur nje projekt , ose menyre rastesore qe nuk varen nga qeveria.  

Ceshtja eshte se qeveria duhet te investohet ose duke pilotuar ne zona te ndryshme ose dhe rang vend per vleresimin e rolit te kapitalit social dhe ngritjen e kapaciteteve te tij. Dhe per kete gjeja e pare qe duhet te beje eshte te zbatoje Ligjin aktual te qeverisjes vendore, per perzgjedhjen sa me cilesore me vlera civile te kryetarit te fshatit apo edhe kryesise se tij. Behet fjale per rreth 4 mije persona qe ligji kerkon te luajne rolin e te parit te fshatit. Nese zgjidhen sic i kerkon ligji, ata jane as me pak e as me shume organizuesit e komunitetit, njerzit me me influence te cileve u degjohet fjala per te sherbyer ne interesin me te gjere publik. Dhe kjo nuk eshte fare e veshtire. Para tri javesh ne fshatin Pepel, per kryetar fshati vune kandidaturat 4 persona ku ne mbledhjen e hapur te fshatit, banoret dhane pelqimin per riemerimin e atij qe ishte.  Pse, sepse kishte sherbyer mire, ishte aktiv per te mobilizuar resurset e brendshme te fshatit per pune ne interes te banoreve dhe kishte mirebesimin e shumices, packa se rotacioni pas zgjedhjeve te 8 Majit ia dha mandatin e Kryetarit te Komunes Partise Demokratike.

Eshte intersant fakti tjeter se ne dijenine time me te mire jo vetem qeveria, por asnje donator i huaj nuk ka investuar ne ngritjen e kapaciteteve te kryetareve te fashtrave, si motorri i eficences se qeverisjes me pjesemarreje ne zonat rurale. Arsyet per kete mund te jene te ndryshme, por po permend dy: ose per shkak te vleresimit te pergjithshem se kryetaret e fshatrave jane vene si kompesim politik per individe e kjo nuk ka lidhje me autoritetin publik ne komunitet, ose sepse per shkak te klientelizimit ne emerimin e tyre.  

Le te kthehemi pak tek pervoja britanike e vitit te fundit. Qeveria perzgjodhi 5 mije persona, u investua per ti trainuar qe ata te jene mobilizues te komuniteteve ne zona te ndryshme te vendit per te qene aktiv dhe marre pergjegjesi ne permiresimin e cilesise se jetes ne komunitet.  

Ne menyren me pragmatiste te mundshme, qeveria jone per te perafruar kohen ne perfitim te fondeve te BE-se per zhvillimin rural, duhet te investohet per ngritjen e kapaciteve te kapitalit social ne zonat rurale, per te krijuar dhe funskionuar LAG-et si  lart shpjeguar. Dhe kjo eshte sa e lehte aq edhe e veshtire. Mjafton qe qeveria qendrore apo vendore te sensibiloje dhe mbeshtese praktika funksionuese ne perzgjedhjen e kryesise se fshatrave, pra te zbatoje kerkesat e ligjit, dhe te investohet apo kerkoje nga donatoret ne ngritjen e kapaciteteve te tyre. Pra, kostua financiare ne kete rast mund te jete edhe “zero”.  Shembujt mbi vatrat e kultures se Picar dhe Pepel jane nje tregues se cfare mund te beje nje komunitet i (pa)organizuar dhe i (pa) orientuar. Duke permendur kete shembuj ketu ka edhe nje problematike tjeter qe lidhet me “shoqerine e madhe”. Kthimi i aseteve vendore ne perdorimin dhe sherbim te komuniteteve vendore. Shtepia e kultures se Picarit eshte ende sic me informuan ne pronesi te Ministrise se Kultures (!?).

   Ky shkrim nuk synon te pervijezoje problematiken e zhvillimmit rural te vendit, se pse nuk prek ceshtje te drejteperdrejta te infrastrukures, produkteve, te resurseve te ndryshme natyrore, ato mjedisore, ujore, te trashegimise kulturore e tjera. Por vetem te sensibilizoje si qeverine qendrore ashtu edhe njesite e qeverisjes vendore per te krijuar nje mjedis sa me mbeshtetes dhe inkurajues per ndertimin e kapitalit social si motor per permiresimin e cilesise se jetes dhe integrimin rural te vendit ne Bashkimin Europian.    

Ne disa shkrime te fundit, ceshtje te vecanta te mireqeverisjes i kam percjelle permes nje model qeverises te se ardhmes qe britaniket e quajne “Shoqeri e Madhe”, ndersa pergjithesit per aq sa kjo eshte shtrire ne Itali njihet me termin “qeverisje permes shoqerise civile” ndersa ne BE folizofia e saj gjithmone e me teper po gjen meshirim ne politikat komunitare. Shkurt, lexuesi me “shoqeri te madhe” duhet te kuptoje nje filozofi  qeverisese ku decentralizimi i pushtetit kalon pertej qeverise vendore deri tek qytetari e komunitetet vendore, ku mobilizimi, organizimi dhe fuqizimi komunitar mbetet ne themel te mireadministrimit te jetes publike, ku transparenca eshte tipar i qeverisjes, ku nxiten, mbeshteten dhe finacohen sipermarrjet te perbashketa komunitare me karakter ekonomik, punesimi, e ofrimi sherbimesh sociale me kosto me te uleta se ato publike, me nje fjale qe kerkojne potencimin e insisiatives se lire permes konsolidimit te kapitalit social. Apo me shkurt, “qeveri e vogel-shoqeri e madhe”. 