Te ndreqesh nje shoqeri te copetuar

Nga Sotiraq Hroni

Kryeministri ynë u shpreh në një emision televiziv se çështja e pastërtisë se mjedisit po behet mjaft shqetësuese dhe se është e papranueshme që njerëzit te hedhin bishtat e cigareve dhe letrat ku te munden. Se përshkrimet për papastërtinë e mjedisit ne mediat jashtë vendit nga turistet e huaj janë mjaft te renda për imazhin e vendit. Por, edhe ngjarje te ndryshme te kriminalitetit janë gjithashtu te renda. Këto te fundit ne fakt mund ti gjesh edhe gjetiu.

David Cameron para dy vjetësh ne një fjalim partie përshkruan vrasjen me thike ne Viktoria Station ne mes te ditës te një adoleshenti kur njerëzit lëviznin si lume dhe ku askush nuk ktheu kokën. Me tej ai thotë se shume dukuri po kthehen ne makthe duke marre si shembull se ne shkolla po vendosen detektorë metalik për kontrollin e nxënësve, ka vetëvrasje për shkak te borxheve, përdorimi i drogës, te pastrehët, e te tjera si këto. Kamerun thotë se po jetojmë ne një shoqëri te copëtuar, egoiste, indiferente, te pamoralshme.      

Zgjidhja për këto çështje nuk mund te vije vetvetiu. Ato nuk janë përgjegjësi e drejtpërdrejte vetëm e institucioneve; zbatimi i ligjit ne këto nivele nuk është fort i lehte, por nuk bëhet as me një urdhër, konstatim, aq me pak brenda ditës. 

Zbutja dhe eliminimi i dukurive të mësipërme kërkon një shoqëri te përgjegjshme, një shoqëri ku forca kryesore lëvizëse nuk është fuqia e shtetit, apo qeveria, por vete shoqëria.  Një shoqëri qe ne të bëhemi se bashku për te zgjidhur problemet.

Por le te mbetemi vetëm tek pastërtia e rrugëve, plazheve, apo mjediseve te tjera publike. Shembujt e papërgjegjshmërisë shoqërore janë te pashembullta. Mund te ndeshesh edhe me komshinj qe i lenë mbeturinat jashtë derës se tyre apo edhe ne ashensorin e pallatit. A mund ta zgjidhe këtë shteti? A mund te zgjidhe policia bashkiake hedhjen e bishtit te cigares apo letrës për toke? Shumëkush thotë se ky rregullim shoqëror do kohe, dhe kjo është e vërtetë, sepse lidhet me arsimin, edukimin, gjendjen shoqërore e te tjera qe me gjithë ndërhyrjet e shtetit vështirë se mund te përmirësohet situata ndjeshëm.

Argumenti i vetëm e thelbësor për adresimin e problematikes komunitare, zbatimin e ligjit dhe rregullit është zhvillimi i përgjegjshmërisë individuale dhe shoqërore për jetën publike ne përgjithësi. Pra, me një fjale këtë duhet ta beje vet shoqëria, vetë individët. Por a ka një rol shteti për të luajtur?

Absolutisht po. Shteti dhe qeveria duhet te përshpejtojnë kohen për te nisur, inkurajuar, mbështetur dhe forcuar jetën komunitare te individëve për përmirësimin e cilësisë se jetës ne komunitet. Qeveria vendore dhe qendrore duhet te kuptojnë se gjendja do të përkeqësohet nëse nuk hiqet dore ne një shkalle qe është pranueshme nga monopoli i menaxhimit te jetës publike, por te nxisë një qëndrim sa me aktiv te qytetarëve përmes organizimeve komunitare ndaj çdo lloj problematike qofte mjedisore,  kriminaliteti apo shoqërore ne përgjithësi.

Mbështetja e qeverise për forcimin e komunitetit tashme ne Britanine e Madhe po realizohet përmes punësimit te 5 mije organizuesve komunitar qe trajnohen nga institucione publike apo jo publike, por me fonde buxhetore për t’u shpërndarë ne vendet me ne nevoje kudo ne Britani për të punuar për organizimin e komiteteve vendore me sipërmarrje vullnetare ne dobi komunitare. Sipas Kamerun detyra e organizuesve te komunitetit është te punojnë ne lokalitete te ndryshme për te ngritur shpirtin komunitar, te ngrejnë apo forcojnë aty ku ekzistojnë organizata me baze komunitare duke rritur efektivitetin e tyre, te nxisin sipërmarrje te ndryshme sociale dhe te fuqizojnë komunitetet vendore për atë çka atyre u intereson. E gjitha kjo sipas kryeministrit britanik për t’i dhënë pushtetin njerëzve dhe për te rritur përgjegjshmërinë individuale dhe shoqërore, për t’i prerë rrugën papërgjegjshmërisë sociale sido e ngado te shfaqet ajo.

Me fjale te tjera, qeveria ka një sere detyrash kushtetuese për te bere, te investoje dhe shpenzoje sa me mire të jetë e mundshme për interes publik te mjeteve ne dore te saj. Por, ne asnjë rast ajo mund ta arrije e vetme rezultatet e dëshiruara. Edhe në turizëm. Edhe për dhunën ne familje, kriminalitetin, përjashtimin social te individëve apo grupeve te ndryshme, zhdukjen e varfërisë apo pabarazisë sociale. Ajo duhet te krijoje jo vetëm një mjedis sa me favorizues për zhvillimin e iniciativës se lire te qytetareve dhe komuniteteve, por të angazhoje fonde dhe mbështetje edhe me ngritje kapacitetesh, për zhvillimin e iniciativave komunitare.

Nëse ne Britaninë e Madhe u desh nisma qeveritare për “shoqërinë e madhe” për te shkuar drejt një realiteti qe qeveria te punësojë 5 mije veta si organizues komuniteti.  Nderkohe, ne vendin tone kjo strukturë ekziston për shkak te traditës te organizmit kombëtar, por qe do vetëm vizion dhe vullnet për t’i funksionalizuar ndërlidhësit komunitar, qofte ne Tiranë, qofte ne te gjithë Shqipërinë për te investuar drejt ndreqjes se një shoqërie te copëtuar dhe moralit qytetar te përçudnuar.

Add new comment

Filtered HTML

  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <blockquote> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd> <table> <tbody> <tr> <td> <th>
  • Lines and paragraphs break automatically.

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.