Nisma për Kërkim dhe Inovacion (RII)

Nisma për Kërkim dhe Inovacion (RII) është një strukturë e re ndër-departamentore e IDM-së për të avancuar performancën e Institutit dhe cilësinë e shërbimeve të tij me anë të punës kërkimore në fusha të ndryshme, duke përfshirë fuqizimin e kapaciteteve të komuniteteve dhe zhvillimin e qeverisjes vendore, çështjet e sigurisë, proceset e integrimit në BE, reformën dhe performancën ekonomike etj.
Ky departament i ri (formuar në tetor 2009) ka zhvilluar komponentët e kërkimit të aktiviteteve të ndërmarra nga departamentet e tjerë të IDM-së si një përpjekje për të integruar më mirë dhe për të rafinuar punën kërkimore të ndërmarrë deri tani por edhe gjithashtu si mjet për zgjerimin e fokusit të organizatës në fusha të tjera për t’ju përgjigjur sa më mirë sfidave të së ardhmes.
Për të përmbushur qëllimin e saj RII-ja është në përfshirje dhe konsultim të vazhdueshëm me stafin e CESA-s dhe atë të LGID-së si dhe me studiuesit e asociuar të IDM-së si dhe gjithashtu zbatoj projektet e saj të pa varur dhe prodhon studime, ekspertizë dhe opsione politikash për grupet e interesuara dhe për publikun e gjerë. Në dimensioni e saj të përmendur së fundmi, RII-ja merr atributet e një institute studimor, mbështetja dhe opsionet politike të së cilit bazohen në një kërkim serioz akademik dhe në aplikimin e punës kërkimore të saj.

Ekipi i RII-se

Ekipi i Nismës për Kërkim dhe Inovacion (RII) përbëhet nga një grup i vogël dhe fleksibël ekspertësh të cilët bashkëpunojnë me grupet e ekspertëve të CESA-s dh LGID-së si dhe me studiuesit e asociuar. Stafi i RII-së ka vendosur lidhje strategjike me një sërë Institutesh Kërkimorë, dhe rrjetesh studimorë në rajon dhe në pjesë të tjera të botës që kanë qenë partnerë të IDM-së

 Elona Dhëmbo, Doktorante

 

 

                    Shefqet Shyti – Koordinator Projekti

Egest Gjokuta - Studiues

Studiues të asociuar

Edlira Peço, Doktorante

Nevila Sokoli, PhD

Artan Karini, Doktorant

Adem Tamo, PHD