Qe qeverisja per qytetarin te funksionoje

Nga Sotiraq Hroni

Qe shoqeria leviz me ide, kjo dihet, por qe idete per zhvillim mund te kapercejne “hardwarin” per zhvillimin e shoqerise dhe te vendit,  kjo ende duket larg ne Shqiperi. Diskursi politik tek ne eshte dhe vazhdon te mbetet tek “arritjet” apo “mos arritjet e qeverise”, “i vodhi apo si vodhi zgjedhjet”, “krimi ketu e aksidentet atje”, “do kete konsensus apo jo per kete apo per ate” e tjera si keto, e keshtu shkojme nga zgjedhjet ne zgjedhje. Por, ne thelb te gjitha keto e te tjera ceshtje te mediumit politik te dites zhvillohen ne kuader te nje shoqerie, te raporteve nderpersonale, te kapitalit social te shoqerise, duke u ndikuar ne instance te fundit thelbesisht prej tyre.

Edhe nese ben detyren duke ndertuar shume rruge, rrit rrogat, shlyen deficitin buxhetor, rrit vjeljen e taksave, hap vende te reja pune, apo shkurt permireson ne menyre te vazhdueshme treguesit e performances se qeverisjes ne dobi te zhvillimit te shoqerise, kjo nuk do te thote domosdoshmerisht se vendi po shkon drejt nje shoqerie te zhvilluar, se ne vend po behen investime te qendrueshme per zhvillimin e shoqerise, se qytetaret ndjehen te plotesuar ne vendin e tyre. Aq me teper, qe pas 20 vitesh, vendi ka mbetur ne nivelet nga me te uletat ne Europe per sa i perket besueshmerise sociale tek institucionet, tek ligji, tek partite politike e tjera. Kjo shoqeri ka me se shumti sfida te natyres morale, shpirterore, sociale, te menyres se te menduari dhe jetuarit. Pra, sfida te tilla kur hajdutin shoqeria mund ta shperbleje per shkak se e mira dhe e keqja kane humbur cdo vlere historikisht te pranuar shoqerore, kur qytaret jane teresisht pasive ne angazhimin e tyre per te qene kontribues ne permiresimin e jetes, perpjesemarrjes, te anagzhuar ne veprimi social. Sot tek ne flitet vetem per kapital financiar, ekonomik pra, vetem per materialen dhe pothuajse eshte inekzistente cdo perpjekje qofte edhe teorike per investimin tek kapitali social.

Dy ngjarjet e fundit qe tronditen boten qofte ajo e Norvegjise, qofte me se fund ne rruget e Londres, paten pergjithesisht nje pergjigje institucionale per tu perballur me forcimin e demokracise ne keto vende, qe nne fund te fundit perkthehet me konsolidimin e perpjekjeve te metejshme per focimin e demokracise dhe konsolidimin e kapitalit social ne shoqeri, me fjale te tjera: rritja e e nderveprimit shoqeror ne nivelet komunitare, rritje e vazhdushme e nderveprimit midis qeverise, shoqerise, organizatave dhe individeve.   

Britania sot eshte nje periudhe tranzicioni historik drejt fuqizmit sa me te madh te kapitalit social permes se ashtuquajtures ndertimit te nje “Shoqerie te Madhe”.

Analiste te ndryshem thone se ideja e “Shoqerise se Madhe” ka qene mjaft e hershme, dhe praktika positive te saj gjenden ne shume vende te botes. Disa te tjere e lidhin funksionimin e saj me parime thelbesore holistike te funksionimit te shoqerise.

Te tjere ne Britani thone se Kamerun ndermorri kete politike si vision idealist ne fushaten e fundit zgjedhore qe e solli ne pushtet dhe ne Maj te 2010 e ktheu ne nje program politik qeverise. Ka skeptike ne Britani qe programin politik mbi “Shoqerine e Madhe” te David Kameron e quajne se flluske sapuni duke e krahasuar me “Rrugen e Trete” te Toni Blerit. Por, me gjithe kritikat ndaj ketij programi politik te qeverise, vete shefi i opozites britanike Ed Miliband, ka krijuar nje ekip mjaft cilesor prane vetes per te vizionuar variantin e tij te “Shoqerise se Madhe” nese merr pushtetin ne 2014.

Por, c’eshte ne themel nisma mbi “shoqerine e madhe”?

Ka komentues qe thone se eshte nje politike qeverisese alternative ndaj krizes ekonomike dhe financiare qe synon nje qeveri sa me te vogel dhe potencimin e burimeve te fjetura qofte financiare, qofte njerezore per fuqizmin alternativ te shoqerise njerezore duke marre pergjegjesi komunitare, reformin e sherbimeve publike permes devolvimin (decentralizimit) te vazhdueshem dhe sa me te plote te pushtetit, perfshi ate ekonomik , tashme jo vetem nga qeverisja qendrore ne ate vendore por nga te dyja drejtepersedrejti tek qytetaret, e komunitetet vendore.

Te tjere analiste mendojne se “shoqeria e madhe” lidhet qofte me eksperiencat e Barak Obames si “organizues komuniteti”, apo me ato te Xhorxh W. Bushit mbi inisiativen e tij te fuqizimit te grupeve fetare te besimit ne plotesimin e nevojave sociale te shoqerise, per te cilin ai kish ngritur department me vete ne Shtepine e Bardhe.  Duke shkuar edhe me tej, ne shume botime ne Britani te Madhe permenden shembuj te ndryshem sesi modele komunitare te inspiruara nga filozofia e “shoqerise se madhe” veprojne ne shume shtete Europiane. Por qe gjithsesi prirja e institucionalzimit te kesaj praktike qeverisese ne politike zyrtare te vendeve te tjera te BE-se apo Europes eshte ende nje tendece ne zhvillim. Madje, per disa analiste BE-ja eshte duke zyrtarizuar ne disa dokumenta te saj politike frymen e shoqerise se madhe. Si e tille vleresohet parimi i subsidaritetit te BE-se qe synon devolviming e pushtetit tek komunitet vendore kudo qe eshte e mundur; me 2010 BE-ja e njohu inovacionin social si nje mjet te rendeishem te strategjise ekonomike kur Barroso e perfshiu konceptin ne Inisiativen Themelore te Inovacionit te BE-se; ndersa kete vit komisioneri Michel Barnier, pergjegjes per tregun e brendshem dhe sherbimet, lancoje idene e Inisiatives se te Biznesit Social si pjese perberese te Aktit te Tregut te Perbashket (Single Market Act).

Duke u kthyer perseri aty ku dhemb dhembi, pra, ne Shqiperi, shpesh degjon anga politikane te larte se vend “duhet te kape kohen e humbur”, dhe kete gje mund te beje vetem nje lidership qe e shikon realisht pushtetin si mundesi per te sherbyer pertej nje mandati dhe si mundesi per te krijuar klimen dhe mundesite per te vene ne jete gjithe potencialin krijues, sipermarres dhe qytetar te individit, komunitetit dhe gjithe shoqerise.

Add new comment

Filtered HTML

  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <blockquote> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd> <table> <tbody> <tr> <td> <th>
  • Lines and paragraphs break automatically.

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.