Pse s’ka investime per nje shoqeri te zhvilluar?

Nga Sotiraq Hroni

Koncepti mbi nje “shoqeri e madhe” apo “shoqeri e mire” ka mberthyer ideologjikisht dhe praktikisht politiken britanike duke zene shume faqe shtypi, debate televezive, konferenca e leksione, por edhe shume libra te botuar.

David Camerun per dy vjet me rradhe para se te vinte ne pushtet kishte hapur nje debat mbi kendveshtrimin e tij politik per nje qeveri sa me te vogel dhe per me shume pushtet, pergjegjesi dhe inisiative qytetareve (“Shoqëri e madhe” ose anglisht “Big Society”), debat ne te cilin eshte perfshire edhe opozita aktuale laburiste me pozicionin alternativ te “shoqerise se mire” (Good Society”).  

Ne maj te vitit te kaluar, qeveria britanike miratoi nje dokument politik angazhues per qeverine te motivuar ideologjikisht nga ambicja per te dhene me shume pushtet dhe mundesi ne duart e qytetareve.

Ne fakt edhe per vete britaniket eshte dhe mbetet problem qartesimi i ndryshimit midis konceptit te “shoqerise se mire” te laburisteve dhe “shoqerise se madhe” te konservatoreve, sepse qe te dyja flasin per nevojen e fuqizimit te komunitetit te qytetareve, te inisiatives se tyre, te organizimeve komunitare, te punesimit te qytetareve si vetaksionere. Ndryshimi qendron se konservatoret mbeshtesin nje qeveri me te vogel dhe nje rol pro aktiv te qeverise ne fuqizimin e komuniteteve te qytetareve. Pikerisht dokumenti politik i miratuar nga Konservatoret dhe Liberal Demokratet ne koalicion vitin e kaluar permban pese ceshtje:

 

Ti japim  komuniteteve me shume fuqi: duke ndryshuar sistemin e planifikimit qe vet lagjet te percaktojne formen e mjedisit ku jetojne; ti japim anetareve te komunitetit mundesine dhe mbeshtetjen per te vet administruar sherbime te ndryshme publike, te trainojme nje gjenerate te re organizuesish te komuniteteve dhe te mbeshtesim krijimin e grupeve komunitare ne te gjithe Mbreterine e Bashkuar,

Te inkurajojme njerzit per te marre pjese me aktive ne komunitetet e tyre vendore: Ne do te marrim nje sere masash per te inkurajuar vullnetarizmin dhe perfshirrjen ne veprim shoqeror, duke perfshire edhe lancimin e “Dites Kombetare te Shoqerise se Madhe”, (kupto: diten e vullnetarizmit ne komunitet); ne do te marrim masa per te nxitur filantropin dhe dhurimin, e tjera.

Te transferojme pushtetin nga qeverisja qendrore ne qeverisjen vendore: do te promovojme nje devolucion radikal te pushtetit dhe nje autonomi me te madhe financiare te qeverisjes vendore qe perfshin nje rishikim te plote te financave vendore; do ti japim keshillave te qeverisjes vendore me shume kopetenca te pergjithshme, etjera

Do te mbeshtesim kooperativa, organizata qytetaresh dhe sipermarrje sociale: permes perfshirjes se tyre ne ofrimin e sherbimeve publike; do te perdorim fonde ne mbeshtetje te nismave te grupeve me baze komunitare, sipermarrjeve sociale dhe organizatave jo-qeveritare.

Te publikojme información qeveritar: qe cdo información qe disponohet nga qeveria te jete teresisht e aksesueshme nga qytetaret; do te nxisim policine te publikoje cdo statistike vendore krimi, me qellim qe qytetaret te kene cdo información per krimin qe ndodh ne cdo komunitet vendor dhe qe qytetaret te te kerkojne llogari policise per performancen e tyre.

 

Permes ketij parashrimi te shkurter te asaj cka diskutohet e behet ne nje vend si Britania e Madhe, ndoshta ka ardhe koha, qe me momentumin e ri politik pas zgjedhjeve te fundit vendore, edhe ne Shqiperi te ridimensonohen disa politika publike si nga qeveria qendrore, ashtu edhe nga pushteti i ri vendor.

Nxitja dhe sensibilizimi te pakten ne nivelin e larte politik te vendit qe mund te kemi sjelle permes kontributit civil ne debatin publik ne zgjedhjet e fundit vendore mbi funskionalizmin e nderlidhesit komunitar (apo organizuesit te komuniteit) ne qytete (apo kryetareve te cdo fshati te Republike se Shqiperise) perben instrumentin egzistues ne vend per te permiresuar qeverisjen, apo per tu investuar ne ate filozofi qeverisese qe do te perfshinte qytetaret.

Pa perseritur cka kam shkruar ne shkrimin “Qytetaret si partnere- apo nje shoqeri e madhe” per menyre e funksionalizimit te organizuesit te komunitetit botuar tek kjo gazete me 2 Maj, po sjell edhe nje here ne vemendje argumenta te gjithepranuar te cilat mund te konsiderohen sfidat e verteta qe mund te perballen vetem me fuqizimin, pergjegjeshmerine, inisitiativen dhe pjesemarrjen qytetare.

Permes perafrimit si filozofi te pervojes britanike dhe vendosjen e saj ne kontekstin shqiptar ne nje plan te pergjithshem mund te perballohen shume sfida te rendesishme te shoqerise sone ne stalin e saj actual si:     

Niveli shume i ulet i besueshmerise publike tek institucionet dhe polítika ne pergjithesi dhe distanca e qytetareve me qeverisjen si nje fenómen ne perkeqesim, 

Vetem 18% e qytetareve te vendit deklarojne se bejne pune vullnetare nje here ne vit, dhe per me teper kur vullnetarizmi vazhdon te konsiderohet si “trashegimi komuniste”

Nevoja evendente per edukim te gjithanshem per detyrimet dhe pergjegjshmerite qytetare ne jeten komunitare,

Fuqizmi i qytetareve dhe lidhjet komunitare jane investimi me i sigurt afatgjate per cdo qasje nga poshte per pergjegjshmeri dhe llogarridhenie te institucioneve, qe rrit performancen e tyre dhe minimizon korrupsionin.

Eshte konkluzion i vertetuar boterisht se pjesemarrja e qytetareve apo e individeve ne organizata te ndryshme jo-qeveritare apo grupime sociale dallon nje demokraci te zhvilluar nga ajo e pazhvilluar,

Ndersa nga pikepamja e objektivave te qeverisjes, qendrore apo vendore, investimi drejt funksionalizimit te organizuesve te komunitetit dhe raporteve te tyre si ure lidhese te  qeverisjes me qytetaret sjell rezultate edhe me te drejteperdrejta:

 

Permes organizimit te komunitetit krijohen lidhje te drejteperdrejta perfaqesuese, si rrjedhoje edhe partneriteti te institucioneve qendrore apo vendore ne nivel komunitar. Kjo eshte nje ceshtje shume e rendesishme qe kap gjithcka qe ka te beje me qeverisjen, zbatimin e ligjit, permiresimin e sherbimeve ndaj qyetareve.

Shume strategji kombetare ne qasjen e tyre permbajtesore lidhen drejtepersedrejti me  fuqizimin qytetar, grupet komunitare, grupet interesit, organizatat jo qeveritare e te tjera. Deri me sot, ajo qe eshte bere me pak ose aspak qofte nga qeverisja, qofte nga donatoret dhe ojf-te eshte investimi tek ndertimi i kapaciteteve per organizimin e komunitetit ne raport fqinjesie.

Fusha prioritare te qeverisjes vendore ku jane hedhur me miliona euro deri me tani ne kuader te permiresimit te qeverisjes eshte pjesemarrja qytetare ne vendimarrje. Por, kjo ne asnje cast nuk eshte pare nen kendeveshtrimin e qendrueshmerise se investimeve permes organizimit te grupeve me baze komunitare (referojuni me siper per kontrast dokumentit britanik).

Se fundi, nen nje kendveshtrim pragmatist, zgjedhjet e fundit vendore kane sjelle nje momentum te ri, mendoj si per qeverisjen qendrore ashtu edhe per cdo njesi te qeverisjes vendore per tu investuar drejt nje ekulibri ne partneritet me grupet komunitare e qytetaret te qeverisjes.  Kur kjo kerkohet dhe investohet per tu bere politike e dites ne Mbreterine e Bashkuar, atehere cfare mund te thuhet tjeter?

Tek ne me shume se kurre kerkohet investim per te krijuar sinergji veprimi pushtet qendror-pushtet vendor-qytetar. Nese kjo nuk vjen si nje nisme nga lart, pike se pari nga qeveria qendrore, eshte brenda cdo mundesie ligjore dhe praktike qe bashkite te investohen ne kete drejtim ne interes te performances. Ndersa, lenia gjithcka si deri me sot ne vet inisitativen qytetare, apo te shoqerise civile qe operon kryesisht me fonde donatoresh mund te sjelle nje ndryshim, por minimalisht do te kerkoje shume dekada te tjera per tu konsoliduar si e qendrueshme.

Add new comment

Filtered HTML

  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <blockquote> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd> <table> <tbody> <tr> <td> <th>
  • Lines and paragraphs break automatically.

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.