Fushat Kryesore

IDM-ja përpiqet të çojë përpara arritjet e saj, kontributin dhe proceset e përgjithshme të reformimit reformimit dhe zhvillimet në fushat e mëposhtme:

  • Qeverisja e mirë, fuqizimi i komunitetit dhe zhvillimi i qëndrueshëm

  • Konsolidimi i shqoërisë civile dhe promovimi i proceseve politikëbërës gjithëpërfshirës

  • Studime për BE-në dhe çështjet e integrimit evropian

  • Studime të reformave në sektorin e sigurisë dhe atë të qeverisjes në këtë sektor

  • Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet Euro-Atlantike

Puna jonë udhëhiqet nga vullneti për konsolidimin e kapaciteteve te aktorëve kryesorë shoqërorë, praktikave demokratike të pjesëmarrjes qytetare dhe proceseve tw përgjithshme të zhvillimit si dhe nga dëshira për të gjeneruar qasje alternative dhe inovative që bazohen mbi aplikimin e studimeve kërkimorw dhe studimet akademike. Kontributi i IDM-së në fushat ku fokusohet puna e saj është kanalizuar nëpërmjet një kuadri organizativ të mirë pajisur të programeve dhe departamenteve të Institutit.

Qendra për Çështjet Evropiane dhe të Sigurisë (CESA)

CESA përfaqëson njësinë kërkimore të specializuar të IDM-së, aktivitetet e së cilës ndërmerren nga studiues dhe akademikë me eksperiencë në përpjekje për të promovuar cilësi të lartë të punës kërkimore, studimeve dhe opsioneve të politikave që lidhen me përpjekjet reformuese në kuadër të procesit të “Evropianizimit” të vendit. Misioni i saj është të çojë përpara studimet dhe kërkimet evropiane dhe ato në fushën e sigurisë si dhe të zhvillojë kapacitetet njerëzorë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar që do t’i shërbejnë përballjes me sfidat bashkëkohore për reforma, proceseve të integrimit, dhe atyre të bashkëpunimit të sektorit të sigurisë nëpërmjet një qasjeje edukative (ndërtimit të kapaciteteve) dhe të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve për të inkurajuar një debat të informuar.

Qeverisja Lokale dhe Zhvillimi i Integruar (LGID)

Vizioni i IDM-së në këtë fushë është që të promovojë pjesëmarrjen qytetare në proceset e vendimmarrjes vendore dhe të rrisë përgjegjshmërinë e aktorëve vendimmarrës në nivel vendor krahas qytetarëve. Që prej krijimit të organizatës në vitin 1999, përpjekjet e këtij departamenti janë përqendruar në përmirësimin e qeverisjes vendore nëpërmjet zhvillimit të komunitetit, ndërtimin e kapaciteteve për grupet me baza komunitare dhe dhënien e kontributit për proceset e decentralizimit.

Nisma për Kërkim dhe Inovacion (RII)

Nisma për Kërkim dhe Inovacion (RII) përfaqëson një skemë ndër-sektoriale që përfshin në konsultime me baza të përhershme analistët e politikave që janë pjesë e IDM-së (në nivel PhD ose Master), drejtuesit e programeve dhe disa prej studiuesve të asociuar, me qëllim zhvillimin e propozimeve inovativë që çojnë përpara performancën e organizatës dhe rritin cilësinë e produkteve të saj në fushat ekzistuese të ekspertizës si edhe për të shtrirë më gjerësisht fokusin e punës aktuale në përgjigje të sfidave të reja. Përveç këtyre detyrave, RII mundëson udhëheqje, mbështetje dhe ekspertizë për përpjekjet e Institutit për të ndikuar mbi agjendën politike/proceset vendimmarrës politikë me anë të përgatitjes së një sërë dokumentesh politikash dhe hartimit të një kuadri instrumentesh të cilët janë të nevojshëm për një mbështetje të suksesshme të opsioneve politikë ndërmjet strukturave vendimmarrëse, komunitetit të ekspertëve, grupeve të interesit dhe publikut në përgjithësi.