Ndërtimi i kapaciteteve të Medias për një Njohje të Thelluar dhe Raportim të Saktë mbi Refromat dhe Qeverisjen në Sektorin e Sigurisë.
Training Workshop - February 1st 2012, Hotel Rogner Europapark
_
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, organizoi në datën 1 Shkurt 2012, në ambjentet e Hotel Rogner, takimin e parë me gazetarë nga media e shkruar dhe ajo elektronike. Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Ndërtimi i kapaciteteve të Medias për një Njohje të Thelluar dhe Raportim të Saktë mbi Reformat dhe Qeverisjen në Sektorin e Sigurisë” që IDM dhe DCAF organizojne ne 3 faza . 14 Gazetarë nga medie të ndryshme kryesore në Tiranë, të selektuar per t’u bere pjese e kësaj nisme të IDM-së, morën pjesë në këtë takim, i cili u ndërtua në formën e një tryeze të rrumbullakët me qëllim njohjen e gazetarëve me formatin dhe përmbajtjen e këtij programi i cili do të shtrihet përgjatë këtij viti.
Studiuesi i IDM-së, Arjan Dyrmishi bëri një prezantim të përmbledhur për pjesmarrësit, të objektivave të këtij trajnimi, Një shikim të përgjithshëm të aktorëve kryesorë të sektorit të sigurisë dhe koncepteve më të rëndësishme të reformave në këtë sektor, duke provokuar diskutime të thelluara nga gazetarët me eksperiencë, të cilët dhanë mendimet e tyre mbi vështirësitë për ta raportuar mbi këtë sector.
Gazetarët të cilët përfaqësojnë mediat kryesore në vend, reflektuan opninionet e tyre në çështje kyçe që kanë të bëjnë me sektorin e sigurisë dhe reformat e tij, duke reflektuar njëkohësisht një pluralitet idesh dhe perspektivash.
Ky aktivitet ishte pjesë e modulit të parë të programit i cili synon t’u mundësojë gazetarëve njohuri mbi raportimin e aktorëve specifikë të sektorit të sigurisë si: Forcat e Armatosura, Policia, shërbimet informative, etj.

