-
Download:Description:
FORUMI NDËRKUFITAR I ORGANIZATAVE QYTETARE
23 – 24 mars 2012, Shtëpia e Kulturës, Dibër
APLIKIM PËR ORGANIZIMIN E DISKUTIM FORUMIT
-
Download:Description:
FORUMI NDËRKUFITAR I ORGANIZATAVE QYTETARE
APLIKIM PËR PJESËMARRJE në PJESËN EKSPOZUESE
-
Description:
Departamenti për Qeverisjen Vendore dhe Zhvillimin e Integruar pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim me mbështetjen e OSI Think Tank Fund, ka ndërmarrë gjatë vitit 2011 monitorimin e veprimtarisë së këtij Komisioni, në aspektin që mbulon decentralizimin dhe qeverisjen vendore. Ky monitorim bazohet në një metodologji që ka përcaktuar kritere për të qenë sa më objektiv në nxjerrjen e konkluzioneve dhe rekomandimeve përkatëse.
-
Download:Description:
Hartimi i këtij dokumenti politikash, shkon paralelisht me procesin e marrjes se statusit të vendit kandidat dhe nevojës imediate për rishikimin sa më të shpejtë të reformës së decentralizimit për komponentin e Qarqeve, si dhe kërkon angazhimin dypalësh
të politikë-bërësve, për sa kohë reforma e decentralizimit kërkon ndryshime të karakterit kushtetues dhe të ligjeve organike. -
Description:
DOKUMENT POLITIKASH - Seria III, Qershor 2010)
Ky dokument do t’i shërbejë përpjekjeve në vazhdim për të intensifikuar zhvillimin në zonat rurale përmes një qasjeje shumë-dimensionale. Ai siguron një trajtim të gjithanshëm të situatës aktuale në zonat rurale në Shqipëri, merr në shqyrtim mundësitë ekzistuese, sugjeron veprime për përballimin e problemeve, identifikon prioritete aty ku është e mundur dhe rekomandon fushat e angazhimit për të ardhmen.
-
Download:Description:
Gjuha: Shqip
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim për një kohë të gjatë ka qenë duke punuar afer me qeverinë vendore dhe strukturat e shoqërisë civile në të gjithë Shqipërinë me synim për të promovuar qeverisje me pjesëmarrje në nivel lokal. Pas përgatitjes së një baze të caktuar teorike dhe operative për hartimin e skemave të veçanta të mobilizimit të komunitetit përmes ngritjen e Grupeve me Bazë Komunitare dhe promovimin e strukturës Ndërlidhëse të Komunitetit, IDM është inkurajuese e politikave te qeverisjes vendore për të ndërtuar ura lidhese mes qytetareve dhe qeverisjes vendore. -
Download:Description:
Ky studim është produkt i një pune një-vjeçare kërkimore e kryer nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) në kuadër të projektit të përbashkët "Monitorimi i bashkëveprimit ndërmjet qeverisë lokale dhe qendrore", e cila u zbatua në gusht 2007 - korrik 2008 me mbështetjen e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (Soros).
Ky publikim mund të gjendet në bibliotekën IDM
-
Download:Description:
Broshura prezanton hyrjen e strukturës së ndërlidhësit komunitar në komunat e Shqipërisë.
-
Download:Description:
Viti: 2009 - Gjuha: Shqip
Qëllimi i këtij manuali është jo vetëm për të ofruar disa hapa praktike se si një grup lokal i veprimit (GLV) është ndërtuar, por edhe shembuj konkretë nisur nga përvoja evropiane duke treguar procesin e ndërtimit të GLV-ve të veçanta në lokalitete të veçanta. Publikimi është përgatitur në kuadër të bashkëpunimit të IDN me OXFAM me qëllim për të informuar dhe të trajnuar komunitetet rurale dhe palët e interesuara në rajonet e Shkodrës, Vlorës dhe Dibrës për zhvillimin rural, qasjen LEADER dhe krijimin e GLV-ve në Shqipëri.
Ky publikim mund të gjendet në bibliotekën IDN -
Download:Description:
Ky studim është rezultat i projektit të përbashkët mes IDM-së dhe Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA) duke u fokusuar në vlerësimin e kontekstin aktual të bashkëpunimit ndër-kufitar - sfidat, stimujt dhe mundësitë - në zonat kufitare të Shkodrës dhe të Korçës, me qëllim për të identifikuar strategjitë e dobishme për aktorët lokal në fushën e zhvillimit rural dhe rajonal.
Ky publikim mund të gjendet në bibliotekën e IDM-së
-
Description:
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim ka nderin t’ju prezantojë botimin më të ri: Drejt Menaxhimit të Bazuar në Rezultate në Njësitë e Qeverisjes Vendore. Ky Manual paraqet hapat dhe veprimet që përfshihen në përdorimin e Menaxhimit të Bazuar në Rezultate (RBM) si një qasje e re në menaxhimin publik, një praktikë që IDN përpiqet t’ia paraqesë njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri. Gjithashtu, manuali paraqet disa nga praktikat më të mira të vendeve perëndimore dhe në të njëjtën kohë shqyrton kontekstin vendor Shqiptar dhe kapacitetet përkatëse për të përvetësuar një praktikë të tillë menaxhimi.

