Ekspertiza e LGID-së
Departamenti i Qeverisjes Vendore dhe Zhvillimit të Integruar (LGID) është konceptuar për të forcuar sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri, për zhvillimin e partneriteteve të gjera komunitare dhe për të ndërtuar një mjedis komunitar më të sigurt. Që prej zyrtarizimit të departamentit në vitin 1999 përpjekjet janë përqendruar në përmirësimin e qeverisjes vendore me anë të zhvillimit komunitar, ndërtimit të kapaciteteve për grupet me bazë komunitare dhe në kontributin drejt proceseve të decentralizimit.
Së fundmi departamenti ka konsoliduar elementët e Zhvillimit të Integruar Rural në fushat e tij të projekteve. Për të ndërmarrë objektivat që lidhen me LGID-në, IDM ka zhvilluar një partneritet të vazhdueshëm me aktorë të tjerë duke përfshirë Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, njësitë e qeverisjes vendore të Shqipërisë, këshillat bashkiakë, këshillat rajonalë, prefektët, agjencitë e zbatimit të ligjit, departamentet e arsimit, agjencitë mjedisore si dhe organizatat e shoqërisë civile dhe bizneset.
Ekspertiza e LGID-së:
Monitorimi i Procesit të Decentralizimit
Zhvillimi Rural dhe ai Rajonal
Partneriteti ndërmjet sektorit publik dhe atij privat
Zhvillimi Rural dhe ai Rajonal
Qeverisja Vendore, Decentralizimi, Fuqizimi i Komunitetit

