Departamenti i Qeverisjes Vendore dhe Zhvillimit të Integruar (LGID)

Vizioni i IDM-së për Departamentin e Qeverisjes Vendore dhe Zhvillimit të Integruar (LGID) është që të promovojë pjesëmarrjen qytetare në proceset e vendimmarrjes vendore si dhe të rrisë përgjegjshmërinë e aktorëve vendimmarrës në nivel vendor. Duke patur në mendje këtë qasje, LGID ka punuar së bashku me njësi të qeverisjes vendore nga e gjithë Shqipëria për të përmirësuar kapacitetet e tyre për të mundësuar një ndërveprim më mirë me komunitetet si dhe me strukturat qytetare në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin rreth rrolit të tyre si aktorë kryesorë në një mjedis të qëndrueshëm. Kjo fushë projektesh është hartuar për të forcuar sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri, për të zhvilluar partneritete të gjera me bazë komunitare dhe për të ndërtuar një mjedis komunitar më të sigurt. Puna përqendrohet kryesisht në fushat tradicionale të fokusit të IDM-së si decentralizimi, ndërtimi i kapaciteteve të qeverisjes vendore, fuqizimi i komunitetit dhe pjesëmarrja qytetare si dhe zhvillimi i integruar i cili konsiston kryesisht në promovimin e politikave dhe instrumenteve të BE-së në fushën zhvillimit të integruar rural dhe atë të zhvillimit rajonal.

Fushat kryesore të aktivitetit të këtij Departamenti fokusohen në:

  • Përmirësimin e performancës së Qeverisjes Vendore  

  • Monitorimin e Procesit të Decentralizimit

  • Fuqizimin e Komuniteteve dhe Pjesëmarrjen Qytetare

  • Zhvillimi Rural dhe Rajonal

  • Partneritetet ndërmjet strukturave Publike dhe atyre Private

Ekipi i LGID-së

Departamenti i LGID-së i kushton vëmendje të veçantë ndërtimit të kapaciteteve të stafit të tij dhe pajisjes së tij me eksperiencë dhe njohuri për të thelluar dhe zbatuar politikat përkatëse. Nëpërmjet trajnimeve të certifikuara dhe pjesëmarrjes në aktivitete kryesore ndërkombëtare që lidhen me çështjet e qeverisjes së mirë dhe me zhvillimin rajonal dhe atë rural, IDN ka tashmë brenda stafit të saj grupin e saj të ekspertëve që punojnë aktualisht me projektet e departamentit dhe me punën kërkimore përkatëse. Stafi aktual i LGID-së konsiston në një grup prej 4 profesionistësh në çështjet e qeverisjes vendore, fuqizimit të komunitetit, decentralizmit si dhe për zhvillimin rural dhe atë rajonal.

Ekipi i LGID-së përbëhet nga:

 Erisa Çela, MA – Drejtoreshë e LGID-së

 Enea Hoti, Doktorant  - Ekspert

Manjola Stefani, MA- Eksperte në Zhvillimin Ekonomik

Besiana Kuci  – Asistente Projekti

Ekspertët dhe të asociuarit

  • Dr. Etleva Dashi- Eksperte e Asociuar për Zhvillimin Rural

  • Dr. Fatmir Guri – Ekspert i Asociuar mbi Ekonominë Rurale

  • Dr. Zydi Teqja – Ekspert Kryesor