Shqip
English
Konstituimi i qeverisjes dhe perfshirja e qytetareve
Nga Sotiraq Hroni
Ne kete shkrim nuk behet fjale per procesin e betimit te kryetareve, e as per levizje votash ne keshilliat e organeve te qeverjses vendore. Pra, jo per ngjarje qe perbejne lajm mediatiko-politik.
Behet fjale per ndertimin ne menyren e duhur per te qene fuksionale dhe ne sherbim te mireqeversjes se atyre strukturave qe qendrojne apo duhet te qendrojne midis komunitetit te qytetareve dhe organeve te qeverisjes vendore.
Per te ilustruar praktiken e deritanishme dhe ate cka advokojme per ndryshim po sjell dy shembuj.
Me ka ndodhur keto dite te degjoj biseda militantesh qe kane ndihmuar kandidatin per kryetar te njesise bashkiake per emra individesh qe do te emerohen nga kryetari i zgjedhur i njesise si “kryepleq” apo ne terminologjine e kohes “nderlidhes komunitar” apo “organizues komuniteti”. E gjitha kjo per te ndare kompesime per kontribute politike te individeve te ndryshem qe i bien gjoksit se i kane dhene kandidatit nje grusht me shume votash. E keshtu, sic ka ndodhur per vite te tera ne Tirane apo ne Shkoder disa njerez do te paguhen nga 5 mije leke te reja cdo muaj, dhe do ti bejne fresk kryetarit te njesise apo bashkise per kater vjet me rradhe.
Per te konkretizuar edhe me tej, mbaj mend se edhe ne shtyp eshte bere zallamahi e madhe ne kombinat ne vitin 2007 kur drejtimi i njesise bashkiake Nr 6 kaloi nga PS tek LSI (atehere ne koalicion) dhe u nderruan kryepleqte nga te majte te PS ne te majte te LSI.
Sensibiliteti te cilin tentojme te nxitim tek autoritetet vendimarrese per te ndryshuar kete praktike dhe advokimi te cilit i jemi perkushtuar synon te shtrihet ne te gjithe vendin.
Behet fjale per te sensibilizuar dhe per te deshmuar vemendjen e nevojshme nga organet pergjegjese qofte ne nivel vendor qofte ato ne nivel kombetar (Ministria e Brendshme) per tu investuar me vullnet e vision, per te orientuar dhe siguruar zbatimin e ligjit ne mbi gjysmen e territorit te Republikes, pra ne rreth 3000 fshatrat e vendit. Zgjedhja e kryesise dhe kryetarit te fshatit, sipas ligjit, me pelqimin e mbi gjysmes se banoreve me te drejte vote, permban teknikisht por edhe thelbesisht, gjithcka te duhur per te siguruar individe me integritet qe gezojne respektin dhe kane autoritetin publik per te realizuar te drejtat dhe detyrat qe i ngarkon ligji.
Nese synohet nje model i ri qeverises, per nje qeverisje te pergjegjshme dhe qytetare aktive ne qeverisje eshte koha te veprohet tani. Kurresesi ky process i zgjedhjes apo emerimit te kryesise se fshatit apo kryetarit te tij, apo (nderlidhesve komunitare ne qytete) nuk mund t’i lihet as seksioneve te partive politike ne fshat, as zgjidhjeve rastesore per te permbyllur nje process. Kjo per arsye se cdo praktike qeverisese e cdo sektori lidhet me efikasitetin dhe autoritetin publik te ketyre individeve, qe jo rralle ne te kaluaren mund te kene qene edhe kontigjent i policise, apo shperdoruesi i pare i detyres ne fshat. Per te mos u zgjatur me tej, pikerisht, permieresimi i cilesise se jetes ne cdo fshat te vendit, mobilizimi i resurseve te brendshme te komunitetit vendor ka te beje mjaft me autoritetin publik dhe perkushtimin e individeve qe me pelqimin e banoreve zgjidhen per te realizuar kete detyre jo pak te rendesishme.
Po aq, ne mos me shume e rendesishme, per shkak te heterogjenitetit demografik mbetet perzgjedhja e atyre kandidateve te pakten ne tre qytetetet me te medha te vendit ku kjo strukture egziston dhe konkretisht ne Tirane, Durres dhe Shkoder.
Pa hyre ne teknikalitete, (qe kane te bejne me domosdoshmerine e demokratizimit procedurial ne menyren e perzgjedhjes se ketyre individeve ne qytetet tona qe duhet te kaloje nga cilesite individuale, tek autoriteti publik e deri ne emerimin nga keshilli i njesise se qeverisjes vendore, e jo nga kryetari), do te doja te perqendrohem me shume tek vlerat ne qeverisjes permes liderve komunitar per organizimin dhe fuqizmin e komuniteve vendore duke nxitur inisiativen dhe pergjegjesine qytetare.
Shume shembuj te transfomimit pozitiv te cilesise se jetes ne disa fshatra te vendit kane ardhur permes organizimit te vullnetit dhe inisiatives se vet banoreve te fshatrave si pershembull ne Dajc ne Shkodres, apo ne fshatra te Kutallise, Fierit e fshatra te tjere ne jug te vendit. Po keshtu, ka pasur pervoja te jashtezakonshme komunitare deri se fundi ne lagjen Gjuha Dol ne Shkoder, apo ne mjedise te caktuara urbane ne Tirane kur per shkak te investimit nga vete banoret egziston nje mikro-mjedis mjaft cilesor jetese.
Pikerisht, ne perafrimin e vlerave qe vjen nga lidershipi komunitar, nga nevoja eminente per sinergji dhe bashkeveprim te qeverisjes me qytetaret dhe komunitetet vendore, nga qeverisja per dhe me qytetaret, nga inputet qe mund ti vijne shoqerise nga komunitete vendore te organizuara dhe fuqizuara, qendron nevoja pertej militantizmit apo klientelizmit ne emerimin e kesaj strukture qe nese vazhdon si deri me sot mbetet teresisht formale, inekzistente apo shpesh edhe problematike.
Per me teper, gjithe dinamika e puneve qe lidhet me komunitet vendore dhe rolin e pergjegjesine e tyre ne qeverisje duhet vleresuar gjithmone e me shume si nje process dinamik, nje process plotesisht krijues te mbeshtetur mbi nevojat prioritare vendore qe ne thelb jane aq te ndryshueshme sa jane problematikat e komuniteve vendore ne te gjithe vendin, nga nje zone ne nje tjeter, nga qendra ne periferi te cdo qyteti apo te vete kryeqytetit. Keshtu, ne nje zone te caktuar prioritet mund te jete punesimi e mikrokreditimi per punesim social, kurse ne nje zone tjeter nje problematike e theksuar mjedisore, diku tjeter kriminaliteti, e te tjera e te tjera. Pra, ceshtja eshte te qeverisesh per qytetaret dhe me qytetaret. Tek promovimi i kesaj praktike qendron kundervenia me apatine sociale, demi i shkaktuar nga qeverisja e gjate e komunizmit, te priturit me goje hapur se cfare do te beje qeveria.
Koha per qeverine qendrore dhe vendore per te vepruar eshte tani, ne krye te mandatit te ri te qeverisjes vendore. Cdo mungese inisiative per ndryshim eshte vonese ne ritmet e zhvillimit te shoqerise dhe vendit.

