Besimi Social dhe Autoriteti Institucional në Demokracinë Shqiptare

Konferencë Kombëtare, 27 qershor, 2011

  _

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim organizoi Konferencën Kombëtare “Besimi Social dhe Autoriteti Institucional në Demokracinë shqiptare.” Gjatë kësaj konference, u lançua një publikim me të njëjtin titull, i cili u përgatit nga IDM me mbështetjen e Ambasadës së ShBA-ve në Tiranë.

Bota e Instituteve Kerkimore

Leksione publike të fundjavës me studentë të nivelit master në Shqipëri, 16 prill 2011

_

Nisma për Kërkim dhe Inovacion e IDM-së në partneritet me Friedrich Ebert Stiftung (FES) dhe me mbështetjen e fondit për mbështetje institucionale të OSI-it , ka zhvilluar një seri leksionesh publike gjatë fundjavave me studentë të nivelit Master të universiteteve publikë dhe atyre privatë në Shqipëri. Leksioni i parë u mbajt në 16 prill 2011 nga Z. Arbian Mazniku (Instituti Axhenda) dhe Z. Gjergji Vurmo (IDN) dhe prezantoi aspektet teorike dhe ato praktike të sektorit të shoqërisë civile dhe të Instituteve në Shqipëri. Kjo iniciativë është hartuar si një seri leksionesh praktike që lidhen me mjetet dhe metodat e studimit të aplikuar në fushat e mëposhtme të ekspertizës së IDN-së: mirëqeverisja, politkërbërja dhe monitorimi i politikave, politikat e BE-së dhe procesi i zgjerimit.

Fokus Grup: Besimi Social dhe Autoriteti Institucional

Fokus Grup, 18 mars 2011

_

Në kuadër të projektit studimor “Besimi Social dhe Autoriteti Institucional në Demokracinë Shqiptare në tranzicion”, në datën 18 mars 2011, IDN-ja organizoi focus grupin e dytë me gjashtë pjesëmarrës nga qarqet akademike.

Indeksi i Shoqërisë Civile për Shqipërinë (IShC)

Konferencë Kombëtare, Tiranë, 5 korrik 2010

_

Përfaqësues të qeverisë Shqiptare , të OKB-së, të institucioneve të zhvillimit, përfaqësues të rretheve akademikë, shoqërisë civile, dhe të medies u mblodhën së bashku për lançimin e “Indeksit të Shoqërisë Civile të CIVICUS-it (CSI) për Shqipërinë. Në kërkim të Ndikimit të Qytetarit” i cili është një vlerësim i Shoqërisë Civile të vendit.

IShC-ja zhvilluar prej Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim me mbështetjen e PNUD-it në Shqipëri shënjon zhvillimin e shoqërisë civile dhe vlerëson kapacitetin që ky sektor ka për të arritur sfidat e zhvillimit të Shqipërisë dhe pritshmëritë shoqërore praj këtij sektori. Duke iu adresuar konferencës, Drejtori Ekzekutiv i IDN-së Z. Sotiraq Hroni theksoi s ka një nevojë të dukshme për vendosjen me ligj të Këshillit Shqiptar për Bashkëpunim me OJF-të, si një iniciativë e qeverisë bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe në eksperiencat e suksesshme të Ballkanit Perëndimor. Ky forum do të institucionalizonte konsultimet ndërmjet qeverisë dhe organizatave të shoqërisë civile rreth çështjeve që lidhen me legjislacionin, transparencën, bashkëpunimin dhe për të ndihmuar zhvillimin e marrëdhënieve të punës të ndërsjellta dhe të besueshme.

“Prezantimi i Menaxhimit me Bazë Rezultatet"

Seminar Trajnimi, Tiranë, 7-8 qershor 2010

_

Partneriteti që po zhvillohet ndërmjet IDN-së dhe konsulentëve kryesorë nga Stockholm International Consulting Group për ndërtimin e kapaciteteve dhe prezantimin e Menaxhimit me Bazë Rezultatet si një model qeverisjeje në institucionet e sektorit publik dhe atij privat në Shqipëri.

Një axhendë veprimi për Shoqërinë Civile: "Rruga për rritjen e impaktit dhe pjesëmarrjes qytetare"

Tryezë e Rrumbullakët

18 janar 2010, Hotel Rogner, Tiranë

_

Shoqëria Civile shqiptare vepron me kapacitete të zhvilluara organizative të cilët përbëjnë faktorë mbështetës për praktikimin në përgjithësi të vlerave të shoqërisë civile. Niveli dukshëm i ulët i angazhimit qytetar dhe performanca e dobët e shoqërisë civile (e orientuar nga prioritetet e financimeve të donatorëve) në mbështetjen e nevojave dhe prioriteteve të kontekstit vendor, duket të jenë arsyet kryesore për mbështetjen e nevojave dhe prioriteteve për ndikimin e limituar të saj në proceset politikëbërëse dhe në zhvillimin shoqëror.
Për të diskutuar këto dinamika, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në bashkëpunim me udhëheqësit dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Shqipëri, specialistët e institucioneve publike përkatëse dhe me pjesëtarë të tjerë nga rrethet akademike organizoi një tryezë të rrumbullakët për adresimin e çështjeve të rëndësishme të interesit të përbashkët si angazhimi qytetar dhe ndikimi aktual i shoqërisë civile mbi vendimmarrjen qendrore dhe atë vendore.