FORUMI NDËRKUFITAR I SHOQËRISË CIVILE

Forum Nderkombetar - 23 – 24 mars 2012, Shtëpia e Kulturës, Dibër

Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS, Shoqata Ekologjike “Deshat” dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), më 23 dhe 24 mars 2012 në Shtëpinë e Kulturës në Dibër, organizojnë Forumin e shoqërisë civile nga rajoni ndërkufitar i Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë

Qëllimi i kësaj ngjarjeje është të rritet informimi për aktivitetet dhe bashkëpunimin e ndërsjellë të organizatave qytetare nga rajoni ndërkufitar.

Rezultatet e pritura janë:

Përtej “urbanizimit të sektorit civil”: Fuqizimi i shoqërisë civile në zonat rurale & periferike

Konferencë Kombëtare - 1 Mars 2012, Hotel Tirana International 

_

 

Përfaqësues të Qeverisë shqiptare, Kombeve të Bashkuara, Delegacionit të BE, institucioneve me fokus zhvillimin e grupeve dhe zonave të margjinalizuara, shoqërisë civile dhe medias u mblodhën sot në një Seminar Kombëtar për të diskutuar e promovuar një platformë alternativash për nxitjen e sektorit civil në zonat rurale / periferike, bazuar në një vlerësim të thelluar të nevojave dhe sfidave me të cilat përballet aksioni civil në këto zona.

Ngritja e Rrjeteve Ndërkufitare: Nga Teoria në Praktikë

Workshop – 30-31 Janar 2012, Elbasan

_

Më 30-31 janar 2012, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) organizoi në Elbasan seminarin "Ngritja e Rrjeteve Ndërkufitare: Nga teoria në praktikë". Ky seminar është pjesë e projektit të përbashkët për Bashkëpunimin Ndërkufitar "Forumi Ndërkufitar i Shoqërisë Civile", që IDM dhe MCMS po implementojnë bashkërisht në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar të Instrumentit për Ndihmë para Anëtarësimit (IPA CBC) ndërmjet Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Zhvillohet raundi i parë i trajnimeve në Lezhë, Elbasan dhe Berat

Trajnime - Lezhë, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër - Dhjetor 2011 - Janar 2012

_

IDM në bashkëpunim  me PNUD-in ka nisur zbatimin e projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile në zonat rurale dhe periferike” në Qarqet Lezhë, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër. Një nga komponentët kryesorë të këtij projekti është edhe forcimi i kapaciteteve për mirëmenaxhim të organizatave të shoqëerisë civile si dhe në drejtim të mirëqeverisjes duke përfshirë transparencën, përgjegjshmërinë gjithpërfshirjen etj. 

MONITORIMI I PROCESIT TE DECENTRALIZIMIT NË VEPRIMTARINË E KOMISIONIT PARLAMENTAR PËR ÇËSHTJET LIGJORE

Prezantim - 16 Dhjetor 2011 - Hotel Tirana International

_

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDN), organizoi ditën e premte, datë 16 Dhjetor (ora 10.00) në Hotel Tirana International, prezantimin e “Raportit Vjetor të Monitorimit të Decentralizimit në Veprimtarinë e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”.

“E ARDHMJA E QARQEVE NË SHQIPËRI MIDIS DECENTRALIZIMIT DHE ZHVILLIMIT RAJONAL”

Tryeze Kombetare - 10 Nëntor 2011 – Hotel Rogner Europa Park

_

IDM dhe CoPlan nëpërmjet kësaj tryeze tryeze kombetare, risolli debatin mbi rolin e qarkut dhe rëndësinë e tij në zhvillimin ekonomik dhe social në nivel rajonal, duke e vendosur atë në perspektivën e integrimit evropian të Shqipërisë dhe domosdoshmërisë për një politikë efikase në nivelin rajonal dhe lokal të qeverisjes.

IDM DHE SOROS MBËSHTESIN 1000 FERMERE NE QARKUN E ELBASANIT, SHKODRËS DHE KORÇËS

Seksion Informues - 14 Tetor 2011 - Korçë

IDM ne muajin tetor filloi zbatimin e projektit “Mbështetja për zhvillimin e agro-biznesit, rrjetëzimin për rritje ekonomike dhe konsolidimin e kapaciteteve për zhvillimin rural”  të mbështetur nga Fondacioni Soros. Projekti synon mbeshtetjen e rreth 1000 fermereve nga këto qarqe me informacion dhe asistence teknike per te aksesuar me lehte tregjet bujqesore dhe financimet ne sektorin e bujqesise. Kjo mbeshtetje do te rrise aftesite e fermereve per krijimin e rrjeteve te qendrueshme te partneritetit ne te gjithe hallkat e zinxhirit prodhues qe nga mbjellja deri tek dalja e produktit ne treg.

Menaxhimin me bazë Rezultatet - Një Manual për Qeverisjen Vendore në Shqipëri

Konferencë Kombëtare - 12 Korrik, 2011 - Hotel Tirana International 

_

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, më datë 12 korrik 2011, organizoi Konferencën Kombëtare mbi “Menaxhimin me bazë Rezultatet - Një Manual për Qeverisjen Vendore në Shqipëri”. Konferenca u organizua në ambjentet e Tirana International Hotel.

"Menaxhimi i bazuar në rezultate: Për një qeverisje të mire efikase”

Tryezë e Rrumbullakët

18 mars 2011

_

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, me mbështetjen e Balkan Trust for Democracy dhe të Friedrich Ebert Stiftung organizoi Seminarin Rajonal “Menaxhimi i Bazuar në Rezultate: Për një Qeverisje të mirë efikase”. Ky aktivitet vjen në kuadër të një projekti më të madh i cili synon të inkurajojë prezantimin e një percepsioni real të menaxhimit të performancës në Bashki.

Fuqizimi i gruas rurale shqiptare: Perspektivat Ekonomike dhe ato Sociale

Tryezë e Rrumbullakët, 27 tetor 2010, Tiranë

 

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në bashkëpunim me Qendrën Aleanca Gjinore për Zhvillim dhe me mbështetjen financiare të Bankës Botërore organizoi në Tiranë në datën 27 tetor 2010, tryezën e rrumbullakët “Fuqizimi i gruas rurale shqiptare: perspektivat ekonomike dhe ato sociale”.

Pages