Forum Nderkufitar - 23, 24 Mars 2012 - Diber e Madhe
_
Në datat më 23 dhe 24 mars 2012, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), në partneritet me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Shoqatën Ekologjike “Deshat” nga Dibra, organizuan Forumin e organizatave qytetare nga rajoni ndërkufitar i Republikës së Maqedonisë me Republikën e Shqipërisë. Ky forum është pjesë e projektit të përbashkët ndërkufitar, “Forumi Ndërkufitar i Shoqërisë Civile” i cili zbatohet bashkërisht nga IDN dhe MCIC dhe financohet nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar i IPA-s ndërmjet Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Shqipërisë sipas fondit vjetor të alokuar në 2007.