Struktura
Struktura e IDM-së përbëhet nga tre departamente/fusha programesh:
1. Qendra për Çështje Evropiane dhe të Sigurisë (CESA)
CESA përfaqëson njësinë kërkimore të specializuar të IDM-së, aktivitetet e së cilës ndërmerren nga studiues dhe akademikë me eksperiencë në përpjekje për të promovuar cilësi të lartë të punës kërkimore, studimeve dhe opsioneve të politikave që lidhen me përpjekjet reformuese në kuadër të procesit të “Evropianizimit” të vendit. Misioni i saj është të çojë përpara studimet dhe kërkimet evropiane dhe ato në fushën e sigurisë si dhe të zhvillojë kapacitetet njerëzore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar që do t’ju shërbejnë përballjes me sfidat bashkëkohore për reforma, proceset e integrimit dhe bashkëpunimit dha atyre të bashkëpunimit të sektorit të sigurisë nëpërmjet një qasjeje (ndërtimit të kapaciteteve) arsimore dhe të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve për të inkurajuar një debat të informuar.
2. Qeverisja Lokale dhe Zhvillimi i Integruar (LGID)
Vizioni i IDM-së në këtë fushë është që të promovojë pjesëmarrjen qytetare në proceset e vendimmarrjes vendore dhe të rrisë përgjegjshmërinë e aktorëve vendimmarrës në nivel vendor krahas qytetarëve. Që prej krijimit të organizatës në vitin 1999, përpjekjet e këtij departamenti janë përqendruar në përmirësimin e qeverisjes vendore nëpërmjet zhvillimit të komunitetit, ndërtimin e kapaciteteve për grupet me baza komunitare dhe dhënien e kontributit për proceset e decentralizimit.
3. Nisma për Kërkim dhe Inovacion (RII)
Nisma për Kërkim dhe Inovacion (RII) përfaqëson një skemë ndër-sektoriale që përfshin në konsultime me baza të përhershme analistët politikë të Institutit (në nivel PhD ose Master), drejtuesit e programeve dhe disa prej studiuesve të asociuar me qëllim zhvillimin e propozimeve inovative që çojnë përpara performancën e IDN-së dhe cilësinë e produkteve të saj në fushat ekzistuese të ekspertizës dhe për të shtrirë më gjerësisht fokusin e punës aktuale në përgjigje të sfidave të reja. Përveç këtyre detyrave, NKI mundëson udhëheqje, mbështetje dhe ekspertizë për përpjekjet e Institutit për të ndikuar mbi agjendën politike/proceset vendimmarrës politikë me anë të përgatitjes të një sërë dokumentesh politikash dhe hartimit të një kuadri instrumentesh të cilët janë të nevojshëm për një mbështetje të suksesshme të opsioneve politikë ndërmjet strukturave vendimmarrëse, komunitetit të ekspertëve, grupeve të interesit dhe publikut në përgjithësi.

