Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim

Mirëserdhët

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) është një organizatë e pavarur jo qeveritare, themeluar në nëntor 1999 në Tiranë, Shqipëri. Ajo punon për të forcuar shoqërinë civile në Shqipëri, për monitorimin, analizimin dhe lehtësimin e proceseve Euro-Atlantikë të vendit si dhe për të ndihmuar konsolidimin e qeverisjes së mirë dhe të politikëbërjes gjithëpërfshirëse në vend. IDM-ja ndërmerr objektivat e saj me anë të ekspertizës, studimeve inovative mbi politikat, analizat dhe opsionet politike që bazohen në veprim.

Zgjedhja e aktiviteteve të IDM-së për të arritur objektivat e saj strategjikë përbën një përpjekje për të shkuar përtej thjesht përfundimit në kohë të projektit. Ato formojnë pjesë të një përpjekjeje të vazhdueshme për të forcuar vlerat e përbashkëta dhe ndërhyrjet efikase në të gjithë spektrin e gjerë të aktorëve politikë dhe atyre jo politikë në Shqipëri. IDM-ja është e dedikuar për zhvillimin e një të kuptuari të thellë të sfidave bashkëkohore, për të formësuar strategji të qëndrueshme reformimi dhe politika publike në fushat që përbëjnë shtyllat kryesore për zhvillimin socio-ekonomik dhe atë politik të vendit si edhe për avancimin e qasjeve rajonale me kosto efektive në mbështetje të iniciativave të bashkëpunimit intra dhe inter sektorial të aktorëve kryesorë bazuar mbi studime të qarta, vlerësime politikash dhe analiza shumëplanëshe.

Këto principe dhe objektiva udhëheqës përbëjnë thelbin e misionit tonë, në bazë të së cilit IDM-ja formon kuadrin e prioriteteve të programit të saj, formëson rezultatet e punës së saj dhe nxit shërbimet dhe kontributin për përpjekjet e shoqërisë civile. Struktura e IDM-së konsiston në tre departamente/fusha programesh kryesore

Qendra për Çështje Evropiane dhe të Sigurisë  (CESA)
 
Departamenti i Qeverisjes Vendore dhe Zhvillimit të Integruar (LGID)
 
Nisma per Kërkim dhe Inovacion (RII)