Qendra per Ceshtje Europiane dhe te Sigurise (CESA) bazohet mbi një trashëgimi domethënëse arritjesh, ndikimi, kontributi dhe partneriteti të vendosur nëpërmjet një eksperience të gjatë  të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim sidomos në fushat e sigurisë, bashkëpunimit rajonal dhe proceseve të integrimit. Që prej zyrtarizimit të saj në fillim të vitit 2008, CESA ka përmirësuar më tej këtë eksperiencë nëpërmjet thellimit dhe avancimit të ndërhyrjes aktuale në këto fusha si nëpërmjet shtrirjes së qëllimit të punës së saj edhe në fusha kryesore të zhvillimeve në fusha të tjera të ngjashme sidomos në perspektivën e integrimit në BE dhe të sfidave të këtij procesi.

Më konkretisht, nën aktivitetet e programit të saj CESA-ja kryen një sërë shërbimesh si më poshtë:

Studime, kërkime dhe dokumente politikash

  • Avancimin e studimeve, qasjeve dhe metodologjive për kërkime në sektorin e sigurisë si dhe në fushat që lidhen me BE-në/integrimin evropian.

  • Ndërmarrja e analizave dhe studimeve mbi çështjet kryesore që lidhen me përafrimin e Shqipërisë dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor me BE-në nën kriterin politik, sigurinë, mbrojtjen si dhe për politikat më të thella të punëve të brendshme

  • Zhvillimin e opsioneve të politikave bazuar në monitorimin dhe vlerësimin e vazhdueshëm për zbatimin e kuadrit strategjik aktual

Ndihmë për ndërtimin institucional dhe pwr ndërtimin e kapaciteteve

  • Kontribuimi për përmirësimin e kapaciteteve të institucioneve shqiptare dhe të aktorëve të tjerë në sektorin e sigurisë nga perspektiva e BE-së/integrimit në BE nëpërmjet ndërtimit të drejtpërdrejtë të kapacitetit dhe mbështetjes

  • Të inkurajojë debatin e informuar dhe praktikat e konsultimit ndërmjet institucioneve kryesorë dhe  aktorëve jo shtetërore që influencojnë  politikat e BE-së/integrimit në BE ose që influencohen prej këtyre politikave.

  • Promovimin e praktikave më të mira evropiane që lidhen me zhvillimin dhe konsolidimin e kapaciteteve institucionale dhe formësimin e perspektivave kombëtare të veprimit dhe strategjive për të adresuar sfidat kryesore të pre dhe post aderimit në komunitetet Euro-Atlantike

Konsulencë dhe ekspertizë për:

  • Reformat dhe politikat e sektorit të sigurisë

  • Politikat e BE-së dhe sfidat e procesit të integrimit në BE

  • Roli dhe influenca e Komuniteteve Euro-Atlantike

  • Studime të nivelit Master dhe PhD në Studimet Evropiane dhe të çështjeve të sigurisë