Skip to main content
  • Shqip Shqip
  • English English
  • Home
  • Contact
  • Online Email

Search form

IDM Albania

  • IDM
    • Fushat Kryesore
    • Libraria
    • Vizioni dhe Misioni
    • Publikime
    • Struktura
    • Internship
    • Blogu IDM
  • CESA
    • Ekspertiza
    • Publikime
      • Revista Ceshtje Europiane dhe te Sigurise
    • Projekte
    • Aktivitete
    • SMN
  • LGID
    • Ekspertiza
    • Publikime
    • Projekte
    • Aktivitete
  • RII
    • Ekspertiza
    • Projekte
    • Publikime
    • Aktivitete
  • Interceptimi i Telekomunikacioneve ne Shqiperi
    Download:
    A Policy Paper_Interceptimin e Telekomunikimeve ne Shqiperi.pdf
    Description:

    Ky material merr ne konsiderate kontrollin the mbikeqyrjen e interceptimit te telekomunikacioneve ne Shqiperi, si nje mekanizem per te garantuar respektimin e plote te te drejtave te njeriut. 

  • Qeverisja e Shërbimeve Informative në Shqipëri
    Download:
    Qeverisja e Shërbimeve Informative në Shqipëri.pdf
    Description:

    Ky studim është shkruar në kuadër të një projekti të DCAF „Forcimi i Mbikqyrjes të Shërbimeve Informative në Ballkanin Perëndimor‟, i cili u bë i mundur falë mbështetjes bujare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës. \

    Versioni në gjuhën Angleze i këtij studimi do të publikohet si një kapitull në volumin e redaktuar nga: Hans Born, Miroslav Haxhiç dhe Aidan Wills, Qeverisja e Shërbimeve Informative në Ballkanin Perëndimor. 

  • Njëzet Vite Reforma në Sektorin e Sigurisë në Shqipëri: Statusi dhe Sfidat në Qeverisjen Demokratike të Sektorit të Sigurisë dhe Rruga drejt së Ardhmes ”
    Download:
    BrOshura.pdf
    Description:
    Kanë kaluar njëzet vjet që kur Shqipëria filloi rrugën e gjatë drejt demokratizimit dhe modernizimit. Shumë është arritur dhe mjaft  progres është bërë, ku më e rëndësishmja, ndoshta, konsiderohet anëtarësimi në NATO që prej prillit të 2009. Por, procesi i reformave  është akoma një punë e pambaruar. Shqipëria po aspiron për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe kriteret për  këtë janë kërkuese. Qeverisja demokratike gjithëpërfshirëse e sektorit të sigurisë dhe modernizimi  i vazhdueshëm janë vetëm disa nga sfidat e shumta.  Megjithatë, kjo fushë e veçantë reformash qëndron në qendër të bërjes së Shqipërisë një anëtare të pjekur të familjes së demokracive europiane. Pra, ka ardhur koha të lançohet një gjeneratë e re reformash, e ndërtuar mbi atë që është arritur deri më tani dhe njëkohësisht duke e sjellë procesin e reformave të sektorit të sigurisë drejt përmbylljes.
     
     
  • IDM - Ekspertiza ne Sektorin e Sigurise
    Download:
    IDM Expertise.pdf
    Description:

     

    Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim nëpërmjet departamentit të specializuar “Qendra për Studime Europiane dhe të Sigurisë” gjatë viteve të fundit përqëndruar në reformat e sektorit të sigurisë, duke u afirmuar si një ndër institutet kërkimore kryesorë në fushën e sigurisë. Në këtë kontektst IDM synon të japë kontributin e saj në reformat aktuale në këtë fushë si dhe të punojë në rritjen e përgjegjshmërisë së qeverisjes së këtij sektori. 
  • RAPORT MONITORIMI 2011: Mbi veprimtarinë e Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare
    Download:
    KPSK Monitorim 2011 FINAL_ALB.pdf
    Description:

     

    Parliamentary political parties in Albania have traditionally shared consensus on necessary reforms bringing Albania closer to NATO membership and standards. Beyond this perception, it seems that civic and public interest on PCNS’ work remains limited under the justification of national security matters. However, in a dynamic world of developed societies such limitations to the security concept are being “conquered” and the public is allowed greater access in the role of the Parliament in this regard and also in the overall security sector governance. This approach represents the main motivation behind IDM Center for European and Security Affairs (CESA) initiative. The report presents the main findings of the monitoring and an assessment of the activity of the Parliamentary Committee on National Security during 2011. 
     
  • RAPORT MONITORIMI 2011: Mbi veprimtarinë e Komisionit Parlamentar të Integrimit Europian
    Download:
    KPIE Monitorim 2011_ALB.pdf
    Description:

     

    Duke vlerësuar këto sfida dhe nevojën për të përmirësuar veprimtarinë parlamentare në procesin e integrimit, Qendra për Çështjet Evropiane dhe Sigurisë në IDM ndërmori në fillim të vitit 2011 këtë monitorim të performancës së Komisionit Parlamentar të Integrimit Evropian (KPIE), si hallka kryesore e veprimtarisë parlamentare lidhur me reformat integruese. IDM falënderon Komisionin parlamentar të integrimit europian dhe Ministrinë e Integrimit për bashkëpunimin dhe mbështetjen përgjatë procesit të monitorimit.
     
     
  • Raporti i Monitorimit Qytetar të Zbatimit të Planit të Veprimit për Luftën kundër Korrupsionit për vitin 2010 - Ministria e Drejtesise
    Download:
    MinDrejt.pdf
    Description:

     Plani i veprimit i hartuar nga Ministria e Shëndetësisë, i përgjigjet këtyre dy prioritete duke parashikuar ndryshime ligjore dhe ndryshime në praktikat administrative të cilat synojnë të rrisin transparencën dhe të bëjnë më të qarta procedurat që duhen ndjekur nga të gjitha palët.

  • Metodologjia e Monitorimit - Planveprimi për Zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Parandalimit të Luftës kundër Korrupsionit dhe Qeverisjes Transparente
    Download:
    Metodologjia.pdf
    Description:

    Metodologjia e monitorimit është hartuar në përputhje të plotë me objektivat e kësaj iniciative për të ofruar një monitorim të pavarur, objektiv dhe të paanshëm të zbatimit të Planit të Veprimit 2010 i Strategjisë Antikorrupsion.

  • Monitorim: Planveprimi për Zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Parandalimit të Luftës kundër Korrupsionit dhe Qeverisjes Transparente - Policia e Shtetit
    Download:
    PolShtetit.pdf
    Description:

    Planveprimi për Zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Parandalimit të Luftës kundër Korrupsionit dhe Qeverisjes Transparente” për Policinë e Shtetit.

  • Raporti i Monitorimit Qytetar të Zbatimit të Planit të Veprimit për Luftën kundër Korrupsionit për vitin 2010 - Ministria e Ekonomise
    Download:
    MiniEkon.pdf
    Description:

    Plani i veprimit i hartuar nga Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës (METE) përman një sërë masash legjislative, administrative dhe infrastrukturore që iu përgjigjigjen këtyre prioriteve. Ato kryesisht synojnë reduktimin e mundësive për korrupsion në shërbimet për biznesin dhe administrimin e shpërndarjen e burimeve publike, rritjen e monitorimit të brendshëm administrativ, rritjen e transparencës dhe informimit publik, rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional.

  • Raporti i Monitorimit Qytetar të Zbatimit të Planit të Veprimit për Luftën kundër Korrupsionit për vitin 2010 - Ministria e Shendetesise
    Download:
    MinShend.pdf
    Description:

    Masat konsitojnë kryesisht në ndryshime të kuadrit ligjor që lidhet me inspektimet, transparencën dhe eficensën e punës të sektorëve të ndryshëm si edhe futjen e veprave të reja penale në Kod për çështjet e korrupsionit.

  • Marredheniet Polici - Media
    Download:
    Marredheniet%20Polici-Media.pdf
    Description:

    Komunikimi midis Publikut dhe Policise se Shtetit mbetet ne fillimet e perpjekjeve per te hapur strukturat e policise ndaj publikut si dhe te forcoje besimin publik tek policia duke rritur ne menyre te tille edhe bashkepunimin e koordinimin. Ky publikim synon te jete nje manual i komunikimit te perditshem i policise me qytetaret.

  • KONFUZË NË ZBATIM: Përafrimi i Shqipërisë me Legjislacionin e BE
    Download:
    Lost in implementation - English-V2 (3).pdf
    Description:
    Dokument Politikash No. 2 / 2011

    Ky dokument politikash trajton sfidat e procesit të përafrimit të legjislacionit shqiptar me acquis e BE duke ekzaminuar praktikën e përafrimit dhe qasjen e aplikuar në raste specifike ku zbatimi mbetet shqetësues. Ai nënvizon më tej se përpos nevojës për të përmirësuar kapacitetet dhe burimet administrative, vendimmarrësit dhe aktorë të tjerë duhet të bëjnë më shumë përpjekje për të adresuar tre mangesi kryesore në kuadër të përafimit të legjislacionit me acquis e BE-së: 1) përfshirja e grupeve të interesit dhe aktorëve të tjerë jo-shtetëror (konsultimi i jashtëm); 2) një vlerësim ex ante (paraprak) i impaktit ekonomik dhe ndikimeve të tjera në kontekstin lokal; dhe 3) një vlerësim tërësor i kostove të zbatimit dhe burimeve të koordinimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse.

     

  • Vlerësim i Rolit të Institucioneve të Pavarura në ecurinë e Reformës së Sektorit të Sigurisë në Shqipëri
    Download:
    Vlerësim i Rolit të Institucioneve të Pavarura në ecurinë e Reformës së Sektorit të Sigurisë final.pdf
    Description:

    Ky punim kërkimor analizon Institucionet e Pavarura të Mbikëqyrjes (IPM) në Shqipëri.[1] IPM-të përfshijnë institucionet të cilat krijohen nga Kuvendi dhe që raportojnë përpara tij. Ato përbëjnë një pjesë kryesore të qeverisjes demokratike të sektorit të sigurisë. Së bashku me pushtetin ekzekutiv, legjislativin dhe gjyqësorin IPM-të kontribuojnë për të mbajtur sektorin e sigurisë të përgjegjshëm kundrejt përfaqësuesve civilë të zgjedhur. 

  • MONITORING BRIEF NR 1 / Mbi punën e Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare (KPSK)
    Download:
    KPS SH.pdf
    Description:

    Ku raport i pergatitur nga Qendra për Çështjet Europiane & të Sigurisë (CESA) pranë IDM, ka si synim për të monitoruar performancën dhe efikasitetin e Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Ky Monitoring Brief mbulon 6 muajt e parë të 2011 dhe do të ndiqet nga një raport vjetor monitorimi mbi punën dhe performancën e KPSK.

  • Monitoring Brief Nr 1 / Komisioni Parlamentar i Integrimit Europian
    Download:
    KIE Sh.pdf
    Description:

    Ky raport i shkurtër mbi monitorimin e lartpërmenduar mbulon gjashtë muajt e parë të vitit 2011 dhe do të ndiqet nga një raport vjetor monitorimi mbi punën dhe performancën e KPIE.

  • Ceshtje te Reformave ne Sektorin e Sigurise - VOL II
    Download:
    Ceshtje te reformave 2.pdf
    Description:

    Botimi pasqyron punimet studimore të Rrjetit të Menaxhimit të Sigurisë (SMN) përgjatë vitit 2010-2011, projekt i Qendrës për Çështje Evropiane dhe të Sigurisë (Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim), me mbështetjen e Qendrës së Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF) dhe Divizionit Diplomatik i NATO-s

  • Analiza e Kontekstit & Kronologjia e Reformës së Sektorit të Sigurisë në Shqipëri 1991-2009
    Download:
    materiali shqip print.pdf
    Description:

    Ky studim analizon kontekstin në të cilin është zhvilluar Reforma e Sektorit të Sigurisë (RSS) në Shqipëri që nga rënia e regjimit komunist. Studimi është konceptualizuar në tre periudha kryesore, në funksion të veçorive shoqërore, politike, dhe ekonomike. Nën këtë këndvështrim fillimi i periudhës së parë përkon me rënien e regjimit komunist në vitin 1991 dhe përfundon me krizën e vitit 1997.

  • KONTROLLI DEMOKRATIK DHE MARREDHENIET CIVILO-USHTARAKE
    Download:
    Kontrolli demokratik dhe marredheniet.Shqip_.pdf
    Description:

     

    Botimi pasqyron punimet e konferencës kombëtare “Kontrolli Demokratik dhe Marrëdhëniet Civilo-Ushtarake: Një çështje e papërfunduar” të organizuar nga Qendra për Çështje Europiane dhe te Sigurisë (pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim), më 20-21 nëntor 2009. Botimi ne gjuhën shqipe përmbledh të gjitha diskutimet dhe studimet e realizuara në lidhje me këtë konferencë, ndërsa në anglisht janë përfshirë vetëm studimet dhe raportet e çdo paneli të konferencës.

     

  • KONTROLLI DEMOKRATIK DHE MARREDHENIET CIVILO-USHTARAKE
    Download:
    Kontrolli demokratik dhe marredheniet.Shqip_.pdf
    Description:

    KONTROLLI DEMOKRATIK DHE MARREDHENIET CIVILO-USHTARAKE

    Botimi pasqyron punimet e konferencës kombëtare “Kontrolli Demokratik dhe Marrëdhëniet Civilo-Ushtarake: Një çështje e papërfunduar” të organizuar nga Qendra për Çështje Europiane dhe te Sigurisë (pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim), më 20-21 nëntor 2009. Botimi ne gjuhën shqipe përmbledh të gjitha diskutimet dhe studimet e realizuara në lidhje me këtë konferencë, ndërsa në anglisht janë përfshirë vetëm studimet dhe raportet e çdo paneli të konferencës.

  • Nevoja për të reformuar sistemin e shërbimeve informative në Shqipëri
    Download:
    SMN ARJ. SHqip.pdf
    Description:

    Ky dokument analizon sistemin e shërbimeve informative të Shqipërisë dhe të përpiqet të bëjë një vlerësim të problemeve kryesore me të cilat ky sistem përballet. Dokumenti shtron nevojën e një reforme gjerë e cila duhet të sjellë legjislacionin dhe praktikat menaxhese dhe mbikqyrëse në përputhje me normat dhe standardet ndërkombëtare.

  • MBI ZHVILLIMIN E STRATEGJISË SË SIGURISË KOMBËTARE
    Download:
    Mbi20zhvillimin20e20strategjise.pdf
    Description:

    Materialet e këtij botimi janë marrë nga Konferenca Ndërkombëtare mbi Zhvillimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, mbajtur më 21 shtator 2007, organizuar nga Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

  • Nje Axhende Shqiptare per Sigurine Rajonale
    Download:
    Axhende Shqiptare per Sigurine Rajonale IDM_NATO.rar
    Description:

    Në këtë botim janë përfshirë fjalime që u mbajtën në konferencën “Axhendë shqiptare për sigurinë rajonale” dhe rakomandimet që dolën prej saj, në mënyrë që të vlejnë për bashkërendimin e politikave shqiptare, në nivel qendror dhe vendor, në drejtim të sigurisë rajonale.

  • Ceshtje te Reformave ne Sektorin e Sigurise - VOL I
    Download:
    materiali shqip.pdf
    Description:

    Botimi pasqyron punimet studimore te Rrjetit te Menaxhimit te Sigurise (SMN) pergjate vitit 2009, Projekt i Qendres Per Ceshtje Europiane dhe te Sigurise me mbeshtetjen e DCAF.

     

     

  • Besimi Publik Sfidë për Policinë
    Download:
    Besimi%20publik%205.pdf
    Description:

    BESIMI PUBLIK, SFIDE PER POLICINE

  • ANËTARËSIMI NË BE - KOHA E DUHUR PËR APLIMIKIN E SHQIPËRISË
    Download:
    IDM Policy Brief 2008_NO3_Alb (2).pdf
    Description:

    Thuajse dy vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA) dhe hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Ndërmjetme (Dhjetor 2006) aktorët politikë shqiptarë po shqyrtojnë mundësinë e përgatitjes së aplikimit për anëtarësim të vendit në Bashkimin Europian (BE). Kjo çështje në fakt u ngrit më herët këtë vit nëpërmjet deklaratave politike individuale të cilat i kërkonin Qeverisë shqiptare të dorëzojë aplikimin brenda vitit 2008. caktimi i afateve të qarta kohore në lidhje me fazën e pas-aplikimit dhe angazhimi për të përmbushur kushtet e nevojshme përbën elementin thelbësor i cili duhet të udhëheqë të gjithë procesin e aplikimit. Përmbushja e këtij synimi kërkon vëmendjen e duhur në lidhje me disa masa të rëndësishme të cilat diskutohen në detaje në pjesën vijuese të këtij policy brief.

Navigation

  • Ekspertiza
  • Publikime
    • Revista Ceshtje Europiane dhe te Sigurise
  • Projekte
  • Aktivitete
  • SMN

Copyright © IDM ALBANIA 2011 | All rights reserved

Graphic Design by BRAND.ALwww.brand.al Web Design by INWEB.ALwww.brand.al