Qendra për Çështje Evropiane dhe të Sigurisë (CESA)

Qendra për Çështje Evropiane dhe të Sigurisë  (CESA) përfaqëson departamentin e specializuar të Institutit në fushat e çështjeve të sigurisë dhe atyre Evropiane. Misioni i saj është të avancojë studimet evropiane dhe ato të sigurisë si dhe kërkimet dhe analizat që lidhen me proceset kryesorë reformues në këto fusha duke inkurajuar kësisoj debatin e informuar dhe përmirësimin e këtyre proceseve. Qendra i kushton vëmendje të veçantë përpjekjeve kombëtare dhe iniciativave rajonale duke synuar  zhvillimin e kapaciteteve institucionalë të qëndrueshëm dhe të burimeve njerëzore cilësore që do të shërbejnë për përballjen me sfidat bashkëkohore për reformë, proceset integrues dhe të bashkëpunimit nëpërmjet një qasjeje edukative dhe të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve.

Ekipi i CESA-s

Aktivitetet e CESA-së zhvillohen nga studiues me eksperiencë dhe nga ekspertë në përpjekje për të promovuar kërkime të cilësisë së lartë, studime dhe opsione politikash që lidhen me përpjekjet reformuese të vendit në kuadër të “Europianizimit”. Programimi strategjik i punës së Qendrës udhëhiqet nga thekset dhe sfidat e zhvillimeve kryesore në zonat respektive të fokusit të cilat formohen dhe zhvillohen më tej nga ekipi i CESA-së në bashkëpunim gjithashtu edhe me stafin e të asociuarve të IDN-së.

 

Ekipi i Qendrës përbëhet nga:

 

 

  • Gjergji Vurmo, MA – Drejtor i CESA-së

 

 

 

Mariola Qesaraku, MA – Studiuese

 

 

 

Besnik Baka, MA – Studiues / Kordinator Projektesh

 

 

 

 

Arjan Dyrmishi, MA – Studiues i Larte

 

 

 

                       Elira Hroni, MA - Studiuese

 

 

 

Besjana Kuçi – Asistente

 

 

Të Asociuarit dhe ekspertët
  • Dr. Arshi Cela

  • Gen. Lt (Ret.) Pellumb Qazimi (Ambasador)

  • Eranda Gjomema, PhD

  • Ilir Kalemaj, PhD

  • Dr. Ardian Myslymi

  • Dr. Steven Blockmann (Instituti Asser, Holandë)

  • Pashk Tusha (Ekspert Policie)

  • Anëtarët e Rrjetit të Menaxhimit të Sigurisë - SMN (LINK)