“Qytetarët si Partnerë” apo nje “Shoqeri e Madhe”

Nga, Sotiraq Hroni

Berja e puneve pergjithesisht ne fushata elektorale shihet ne ate se cka do te beje bashkia, apo qeverisja dhe shume pak ose aspak ajo cfare mund te vije edhe si rezultat i fuqizimit, apo pergjegjshmerise se qytetareve. Ka nje sere sfidash reale qe duhet te marrin përgjigje. Aq me teper qe gjithmonë e me shume shoqëria duhet te priret drejt pergjegjshmerise qe duhet te imponohet  nga poshte, nga komuniteti.

Ne shume qytete, perfshi Tiranen ka modele (megjithëse shume te pakta) te lindura nga nevojat ku qytetaret ne struktura te voglal urbane organizohen per te permiresuar cilesine e jetes. Por deri me sot ka munguar teresisht nje investim qe mund te vije nga qeverisja ne menyre te veçante ajo vendore per te nxitur dhe krijuar modele te komuniteteve qytetare si partnere ne qeverisje.

Konsultimi me qytetaret gjate viteve ne Tirane ka mbetur ne nivele te perkatesise politike, ose thjesht formale; buxhetimi me pjesëmarrje po i tille; ligji per bashkejetesen ne pallate (kondominiumi) kërkon nxitje te drejteperdrejte per kuptimin, zbatimin dhe lehtësimin e komunikimit te qytetareve me institucionin; ceshtjet mjedisore nuk mund te jene vetem pergjegjesi e institucioneve; lufta ndaj informalitetit por edhe korrupsionit mund te kete sukses me kontributet per pergjegjesimeri qe vjen nga grupimet qytetare. Por edhe siguria publike ne komunitet nuk mund te arrihet pa nje komunitet qe njeh vleren e bashkëpunimit dhe besueshmerise me institucionet e zbatimit te ligjit.

Dhe pikërisht, mekanizmi i Nderlidhesit Komunitar, nese i vendosur drejt midis institucioneve te qeverisjes dhe komunitetit te qytetareve, eshte instrumenti per ngritjen e urave dhe vendosjen e nje partneriteti. Por per kete duhet vizion per ti bere punet ne interes si  te qytetareve dhe te qeverisjes.

Prej 15 vitesh të 11 njësitë bashkiake të Tiranës ka afro 250 punonjës me kohë të pjesshme që njihen ndryshe edhe si koordinator lagjeje ose ndërlidhës komuniteti, strukturë kjo e ngjashme me atë që Ligji Organik Për Qeverisjen Vendore njeh si Kryetar Fshati apo tradicionalisht “kryeplak”. Praktika e deritanishme ne Njesite Bashkiake ka rezultuar kryesisht ne emërime politike të Kryetarit te Njësisë Bashkiake, dhe si i tillë shërbimi i tyre është përgjithësisht i lidhur “në qark të shkurtër” të këtyre individëve të ngarkuar me ketë detyrë dhe kryetarit të njësisë bashkiake si “punëdhënës”.

Pikërisht me transformimin e kësaj praktike, mund të ndërtohen “Urat Lidhëse” të qeverisjes me qytetarët, duke synuar që ndërlidhësi komunitar të jetë ne këtë  pozicion, për shkak të cilësive individuale të lidershipit komunitar dhe integritetit personal. Ai mund të jetë përveç një pensionisti siç është kryesisht tani, edhe një i ri apo e re, një grua apo një burrë, i përkushtuar individualisht për të punuar në dhe me komunitetin.

Përmes paketës së mëposhtme të propozimeve mund te hidhen themelet në drejtim të ndryshimit të mentalitetit të shoqërisë për përgjegjshmëri në qeverisje. Në parashtrimin e mëposhtëm, dëshiroj të jem më konkret përmes propozimit të një qasjeje afatshkurtër që mund të perceptohet lehtësisht nga qytetaret, por edhe që mund të vijë në shërbim të të gjitha institucioneve që operojnë në nivel vendor ne shërbim të qytetarëve. Per kete, mbetet thelbesore nevoja qe ky individ (nderlidhes komunitar) të mos jetë i lidhur vetem me punën dhe detyrat e ngarkuara nga Kryetari i Njësisë Bashkiake, por po aq te udhehiqet edhe nga prioritetet dhe nevojat e komunitetit te cilit i sherben.

Për të arritur në këto parametra funksionues është e domosdoshme:

  • Në zgjedhjen e individëve të zbatohet metodologjia që Ligji për Qeverisjen Vendore parashtron për zgjedhjen e Kryetarit të fshatit me pëlqimin e komunitetit
  • Emërimi i tyre në këtë detyrë të vijë përmes Këshillit të Njësisë Bashkiake,
  • Mundësisht për çdo vend të ketë kandidatura alternative, të shoqëruara me aplikimin motivues te kandidatit,
  • Këshilli Bashkiak të miratojë përshkrimin e punës se tyre, duke përcaktuar edhe prioritetet në bazë të prioriteteve të zonës ku pritet që kandidati të operojë, (për shembull: për një periudhë të caktuar prioritet mund të jetë zbatimi i ligjit të kondominiumit, buxhetimi me pjesëmarrje, çështjet mjedisore, konsultimi qytetar për çështje të ndryshme, siguria publike, shmangia e informalitetit apo korrupsionit për bazën e tatim paguesve, por edhe punësimi përmes eksplorimit të mundësive të ndryshme të zonës, etj)
  • Mbetet shumë e rëndësishme që ky proces nga ekzekutivi i njësisë të qeverisjes vendore të mos vlerësohet thjesht si një proces formal, por Kryetari i Bashkisë duhet të motivojë gjithë strukturat e bashkisë për të investuar në një proces sa më përmbajtësor në përzgjedhjen e kësaj strukture në komunitet,
  • Kjo është një sipërmarrje krijuese, dinamike, fleksibël dhe çdo këshill bashkiak mund ta operacionalizojë sipas prioriteteve dhe problematikës vendore, kuptohet pa krijuar mbivendosje me administratën publike, por duke e vlerësuar ndërlidhësin si instrumentin për të përfshirë qytetarët në problematikën e radhës. 

Kështu, ndërlidhësi komunitar është veçse “lideri”, “organizuesi”, “mobilizuesi”, “pika e kontaktit” e institucioneve të ndryshme në nivel komunitar

“Inisiativa qytetare per Tiranen” eshte dhe besoj se (pavarësisht rezultatit te zgjedhjeve te 8 majit) do te mbetet, nje nisme qe mund te shndërroje ne realitet kete ndryshim qe nese behet do te afektoje shume shpejt gjithe vendin ne interes te plotësimit material dhe shpirtëror te qytetareve, por edhe te institucioneve vendore apo qendrore ne performancen e tyre drejt shërbimeve ndaj qytetareve.

Duke i referuar idese se tij mbi “Ndertimin e nje Shoqerie te Madhe”, David Kamerun  shpjegon ne dokumentin e miratuar nga qeveria britanike vitin e kaluar  se “Shoqerine e Madhe” do te thote:

“ti japesh qytetareve, komuniteteve, dhe qeverise vendore fuqine dhe informacionin qe u nevojitet per tu bashkuar se bashku, te zgjidhin problemet me te cilat ballafaqohen, dhe te ndertojne Britanine qe deshirojne. Ne duam qe familjet, rrjetet, fqinjesite, dhe komunitetet qe formojne kuadrin e jeteses sone te perditshme- te jene me te medha dhe me te forta se kurre ndonjehere… Ndertimi i Shoqerise se madhe nuk eshte pergjegjesia e nje apo dy institucioneve. Ajo eshte pergjegjesia e cdo institucióni te Qeverise dhe pergjegjesia e cdo Qytetari. Ne jemi te gjithe bashke per nje Shoqeri te Madhe”

Ndërsa, për të mbyllur do të citoja Barack Obamën nga përvoja e tij si organizues komuniteti ne Çikago dhe puna për të ndihmuar në punësimin e banorëve të lagjeve të varfra.

“Organizatat me Bazë Komunitare i mundësojnë njerëzve të thyejnë veçimin e tyre të gjymtuar nga njëri-tjetri, të riformojnë vlerat dhe pritshmëritë e tyre të përbashkëta dhe të rizbulojnë mundësitë e tyre të të vepruarit bashkërisht si parakusht i çdo iniciative të suksesshme për vetë-ndihmë.”

 

Add new comment

Filtered HTML

  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <blockquote> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd> <table> <tbody> <tr> <td> <th>
  • Lines and paragraphs break automatically.

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.