“E ARDHMJA E QARQEVE NË SHQIPËRI MIDIS DECENTRALIZIMIT DHE ZHVILLIMIT RAJONAL”

Tryeze Kombetare - 10 Nëntor 2011 – Hotel Rogner Europa Park

_

IDM dhe CoPlan nëpërmjet kësaj tryeze tryeze kombetare, risolli debatin mbi rolin e qarkut dhe rëndësinë e tij në zhvillimin ekonomik dhe social në nivel rajonal, duke e vendosur atë në perspektivën e integrimit evropian të Shqipërisë dhe domosdoshmërisë për një politikë efikase në nivelin rajonal dhe lokal të qeverisjes.

Diskutimi u perqendrua ne alternativat qe IDM dhe Co-Plan paraqiten perpara audiences kjo nëpërmjet prezantimit te Dokumentit te Politikave me temë “Perspektiva dhe Fuqizimi i Qarqeve, midis decentralizimit dhe zhvillimit rajonal” pergatitur nga IDM si dhe studimit me teme “Zhvillimi Rajonal per qellime lokale dhe te integrimit” pergatitur nga Co-Plan. Te dyja materialet jane bazuar ne analizën e ecurisë së reformës së decentralizimit deri më sot dhe politikës së zhvillimit rajonal në BE dhe Shqipëri.

Në këtë tryezë të gjerë diskutimi mbi të ardhmen e Qarqeve në Shqipëri dhe rolin e tyre në zhvillimin rajonal, morën pjesë përfaqësues të zyrës së Kryeministrit, Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj, përfaqësues të zgjedhur të qeverisjes vendore të nivelit rajonal dhe lokal si dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, donatorëve, shoqërisë civile dhe medias.

Me ne detaje ne panel diskutuan zoti Ylli Asllani, Këshilltar i Kryeministri, znj. Oriana Arapi nga Departamenti i Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj ne Këshillin e Ministrave, z.Fatos Hodaj dhe z.Agron Haxhimali përfaqësues te shoqatave vendore, znj. Jolanda Mema nga Ministria e Financave, znj.Valbona Karakaçi perfaqesues e programit DLPD-SwisCooperation, z. Blendi Bushati nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit etj.

Mbi bazën e kësaj tryeze diskutimi janë nxjerrë konkluzionet përkatëse dhe disa rekomandime të vlefshme për përmirësimin e gjendjes aktuale, të cilat do t’u rekomandohen institucioneve shtetërore ne nivel kombëtar dhe rajonal.

 

Dokumentet Politike te pergatitur nga IDM mund t'i gjeni online Shqip & English