• IDM

    Është një organizatë jo-qeveritare, e themeluar në vitin 1999. IDM punon në dobi të forcimit të shoqërisë civile në Shqipëri, monitoron, analizon dhe lehtëson proceset integruese Euro-Atlantike në vend...

    more
  • CESA

    Qendra për Çështje Europiane dhe të Sigursë përfaqëson departamentin e specializuar pranë IDM-së në fushën e çështjeve Europiane dhe të Sigurisë. Misioni i saj është thellimi në problematikën e sigurisë dhe integrimit europian...

    more

  • LGID

    Vizioni i IDM-së përsa i përket Departamentit të Qeverisjes Lokale dhe Zhvillimit të Integruar, është promovimi i pjesmarrjes civile në proceset vendim-marrëse lokale si dhe të rrisë përgjegjshmërinë e aktorëve vendim-marrës në nivel lokal.

    more
  • RII

    Departamenti i Iniciativave për Kërkim dhe Inovacion është një ndarje e re brenda IDM-së, e cila ka si qëllim avancimin e performancës së Institutit dhe kualitetit të shërbimeve nëpërmjet kërkimit studimor në fushat ku IDM është e përqëndruar...

    more

Ekspertiza Jonë

Çfarë na bën të mirë

IDM kombinon avantazhet e saj si një institut kërkimor me burimet operacionale si një organizatë qeveritare me më shumë se 12 vjet eksperiencë në shoqërinë civile në Shqipëri .............

more

Projektet tona

Ku investojme dijet dhe përpjekjet tona

Kjo kategori paraqet një listë të projekteve të implementuara sipas çdo departamenti. Ju mund t’i rradhisni projektet bazuar në periudhën e implementimit ose titullit përkatës. Për më shumë detaje mund të na kontaktoni.

more

Publikime

Doni të mendoni se çfarë mendojmë

Kjo kategori përfaqëson një listë të publikimeve kryesore që IDM, nëpërmjet departamenteve të saj të specializuara, ka publikuar në kuadër të programeve të ndryshme si dokumente politikë, studime, raporte etj

more

Workshop Kombetar - 20 Vite Reforma ne Sektorin e Sigurise - Tirane 15-16 Mars 2012 

 Kanë kaluar njëzet vjet që kur Shqipëria filloi rrugën e gjatë drejt demokratizimit dhe modernizimit. Shumë është arritur dhe mjaft  progres është bërë, ku më e rëndësishmja, ndoshta, konsiderohet anëtarësimi në NATO që prej prillit të 2009. Por, procesi i reformave  është akoma një punë e pambaruar. Workshopi ka si qëllim të diskutoj gjendjen aktuale dhe rrugën në të ardhmen të procesit të reformave të vendit në sektorin e sigurisë. Objektivi kryesor është të ndihmoj në identifikimin e asaj çka duhet të përfshijë një gjeneratë e re reformash ligjore dhe politike dhe si ato do mund të gjejnë zbatim. Në këtë kuadër synohet të zhvillohet një dialog origjinal midis aktorëve kryesor të sektorit të sigurisë në Shqipëri dhe të stimuloheët një debat i shumëpritur mbi sfidat e vendit dhe realizimin e tyre.

Per me shume informacion KLIKO KETU

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 

"Thirrje per Aplikime: Bota e Organizatave Studimore (Think Tanks) - Konsolidimi i kapaciteteve te komunitetit te studiuesve"

Pas një përvoje pozitive në vitin 2011, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) me mbështetjen e Friedrich Ebert Stiftung dhe OSI Think Tank Fund organizojnë edicionin e II-të të leksioneve të hapura "Bota e Organizatave Studimore". Leksionet e hapura do të fokusohen në fusha të tilla si: mirë-qeverisja, politikë-bërja, procesi i integrimit në BE, bashkepunimi me mediat, advokimi etj. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet gjithashtu edhe aspekteve praktike të punës së organizatave studimore si – organizimi dhe menaxhimi i tyre, marrëdhëniet me grupet e interesit, institucionet & aktorët e synuar, dhe publiku i gjerë, si edhe hartimi, zbatimi, monitorimi dhe vlerësimi i programeve dhe projekteve të tyre. Mund te aplikojne studentët e universiteteve publike dhe private, që kanë mbaruar ose janë duke ndjekur aktualisht nivelin e studimeve Master (një ose dy vjeçar) në shkencat sociale dhe humane. Afati i aplikimit 24 Shkurt 2012 (E premte) ora 17:00. Per me shume KLIKO KETU 

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -  - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

Të Fundit...