Shqip
English
Kriminaliteti - ku qendron problemi?
Nga Sotiraq Hroni - Gazeta PANORAMA
Ngjarja e rende e vrasjes ne publik te gjyqtarit ne Vlore do te kete pasoja afatgjate dhe shume te medha per publikun e gjere ne raport me ligjin dhe besueshmerine publike ne drejtesi. Drejtesia ne pergjithesi dhe shteti ligjor jane kryefjala ne pergjigjen ndaj pyetjes se titullit te ketij shkrimi. Por me poshte do te ndalem vetem tek policia, si institucioni kryesor i ngarkuar me ligj per sigurine publike.
Incidente kriminale te natyrave te renda per motive te dobeta kane ndodhur jo rralle kohet e fundit. Gjithashtu, ndeshesh lehtesisht ne publik edhe me ngjarje te tjera te natyrave kriminale nga me te ndryshmet. Vjedhjet ne urbane apo vjedhjet ne pergjithesi ne shumicen dermuese te tyre as nuk raportohen, bile specialiste te ndryshem mund te hamendesojne se niveli i krimit te paraportuar ne Shqiperi mund te jete ne nivele alarmante. Sipas studimeve me te fundit te realizuara nga qeveria Britanike, ne ate vend raportohen vetem 40% te krimeve. (Ne Shqiperi ende nuk ka studim per kete ceshtje). Arsyet per mosraportim ne vendin tone mund te jene nga me te shumtat qe variojne nga besueshmeria tek policia, mos ndeshkueshmeria e rasteve te meparshme, kohezgjatja per te bere nje kallzim, sorrollatja ne nje komisaritat, indiferentizmi i punonjesit te policise, mungesa e nje feedback-u nga policia pasi ke bere nje denoncim, e deri tek opinioni publik ne pergjithesi qe mund te kete krijuar perceptimin ne baze te eksperiencave se eshte e kote dhe nuk zgjidh gje te raportosh ne polici. Ndersa numri i atyre krimeve qe raportohen per te cilat merret kallzimi nga policia, dalin ne statistikat zyrtare te institucionit.
Situata e hamendesuar e krimit te paraportuar nuk mendoj se eshte jashte realitetit. Gjithkush mund ta gjej veten ne nje nga arsyet e siperpermendura per te mos raportuar nje krim. Le te vazhdojme arsyetimin me krimin me te “pademshem”, ate te vjedhjes se xhepave ne autobus apo vjedhjes se nje pasqyre te makines, ku edhe mosraportimi mund te jete me i madh. Cfare ndodh? Me kohe armata e ketyre keqberesve rritet dhe krimi te con ne krim e pasojat sociale ne vite do te jene te pallogarritshme. Mosndeshkueshmeria i shnderron keta keqberes ne nje armate kriminesh te cileve drejtesia dhe policia u duken si nje pale qe mund te shperfillen lehte, apo qe e kane marre parasysh prej kohesh.
Per ti sherbyer edhe me tej argumentit kryesor po kaloj nga vjedhja e xhepave tek terrorizmi ne nivel nderkombetar. Kur flisnim per luften ndaj terrorizmit ne konference globale per sigurine vitin e kaluar si Ministrja per Homelend Security e Kanadase, ashtu edhe Napolitano e SHBA me befasuan kur pjesen me te madhe te nderhyrjes se tyre ia kushtuan policimit ne komunitet, pra, nivelit te penetrimit bashkepunues te policise me qytetaret dhe komunitetet vendore per te marre informacion dhe nderhyrjeve parandaluese te kriminalitetit.
Per tu investuar ne permbysjen graduale te kesaj situate ka vetem nje rruge me te cilet duhet te drejtohet veprimi policor, dhe konkretisht zevendesimi i llogaridhenies burokratike, ( pra, qe policia e shtetit ne nivel vendor te vleresohet dhe drejtohet vetem me urdhera nga titullaret e institucioneve qendrore) me llogaridhenien demokratike qe policia te drejtohet nga qytetari, te beje publike statistikat e kriminalitetit dhe te jape llogari atyre duke kerkuar bashkepunimin e komuniteteve vendore te qytetareve. Roli i qytetareve dhe publikut ne pergjithesi eshte i patjetersueshem per dhenie informacioni e bashkepunimi ne parandalimin e krimit. Kjo nuk eshte nje gje e re dhe e paditur do thote kush. E vertete, por, ajo qe duhet te dihet dhe te behet eshte se duhet te zbatohet ne menyre konsistente, me vendosmeri dhe qasje sa me konkrete dhe te verifikushme orientimi bashkepunes e transparent i policise ndaj komuniteteve te qytetareve apo grupeve te interesit.
Komunikimi transparent i policise ndaj qytetareve eshte gurthemeli per vendosjen e besimit dhe rritjen e bashkepunimit duke shnderuar fqinjesite komunitare ne funksion te ruajtes se sigurise publike. Dhe kjo eshte nje ceshtje emergjente si per vendin tone, ashtu edhe per demokraci te perparuara.
Eshte interesant fakti, se megjithese britaniku Sir Robert Peel qe pare nje shekulli ka deklaruar se “policia duhet te jete publiku, ndersa publiku polici”, nderkohe sot, ne ate situate historike tranzicioni qe ndodhet Britania e Madhe me filozofine qeverise te D. Kamerun secila prej pese parime themelore te “shoqerise se madhe” lidhet drejtepersedrejti apo jo me policimin ne partneritet me qytetarin apo lehteson procesin e parandalimit te krimit permes ketij bashkepunimi.
Policia britanike eshte e angazhuar drejtepersedrejti ne zbatimin e ketyre parimeve te qeverisjes, per ti dhene “komuniteteve te qytetareve me shume fuqi”, “te inkurajohen njerzit te marrin nje rol aktiv ne komunitet vendore”, “ne transferimin e kompetencave nga qendra ne baze” e deti tek ai parim qe referohet drejtepersedrejti policise “tu beje publike njerzve stitistikat e krimit” si pjese e llogarridhenes nga poshte, pra demokratike.
Ashtu si institucione te tjera edhe per policimin puna behet shume here me e lehte kur komuniteti eshte me i organizuar, e nje rol shume te rendesishem per kete organizim , apo per lehtesimin e kontakteve te policise me qytetaret luajne nderlidhesit komunitar ne qytete (apo kryetaret e fshatrave). Vendosja e nje partneriteti te drejtuar nga poshte te policise me qytetaret eshte investimi me i sigurt e afatgjate, por edhe i sprovuar, per parandalimin e krimit dhe uljen e kriminalitetit.
Si kunder thelbesor mbetet partneriteti i policise me qeverisjen vendore. Shembulli me i fundit pozitiv eshte investimi i Bashkise se Tiranes per te rregulluar infrastrukturen e sigurise ne disa shkolla te Tiranes. Sipermarrje te tilla te njesive te qeverisjes vendore mund te shtrihen ne te gjithe vendin, por duhet te kene parasysh qe per keto investime te merret parasysh edhe mendimi i policise se shtetit, shkollave, nxenesve, apo komuniteve te prinderve, per dy arsye: se pari se parakushtet e sigurise nuk mund te jene te njejta per te gjitha shkollat dhe se dyti, me zgjidhje qe vijne nga grupet e interesuara investimi behet me i sigurt dhe pergjegjesia ndahet me te gjithe aktoret.
Nje sukses potencial i policimit ne komunitet ne vendin tone do te varej nga funksionimi potencial i partneritetit te policise me qeverisjen vendore, me qytetaret e organizuar ne nivel komunitar dhe komunikimi transparent me ta dhe publikun e gjere. Akoma me imperative behet per vendin tone kjo qasje e policimit ne nje kohe qe financat publike po behen gjithmone e me te kufizuara dhe buxheti per institucionet e sigurise vjen duke u tkurrur, duke lene vetem nje zgjidhje per efikasitet: llogarridhenien ndaj qytetarit per te rritur besimin dhe bashkepunimin me te. Burokracia ne drejtim te policise apo me keq keqperdorimi i saj per nevoja te pushtetit nuk kontribon ne interes sa me te gjere publik. E njejta gje, kuptueshem vlen per spektrin e plote te institucioneve qe sigurojne drejtesi dhe shtet ligjor. Aksioni konkret ne kete stil drejtimi dhe qeverisjeje do te mundesoje me shume siguri per qytetaret dhe vendin, do te edukoje respektin dhe detyrrimin qytetar per per te kontrubuar ne sigurine publike. .

